“- Ke rritur flokët…
– Kështu duket.
– I mbaje të shkurtër, kur ishim bashkë.
– E di.
– Dukesh bukur, gjithsesi.
– Faleminderit.
– Dukesh vërtet shumë e bukur.
– Nuk duhet të ma thuash këtë gjë. Jam ish-ja jote.
– Mundem të ta them sepse të kam dashur.
– Më ke dashur vetëm sepse jam e bukur?
– Jo, të kam dashur sepse… As vetë nuk e di arsyen pse.
– Si mund të thuash se nuk e di arsyen pse?
– Ti ishe… Nuk e di.
Kaloi një minutë heshtje dhe më pas, duke qeshur, ajo iu përgjigj: – Edhe unë të doja. Ti nuk e kuptove asnjëherë, por unë të doja.
– Ti nuk ma shprehe asnjëherë dashurinë tënde.
– Ke të drejtë… Të thashë shumë gjëra, ama jo këtë gjë.
– Më ke thënë se isha një mashtrues, se të trajtoja keq, se isha i papjekur…
– Me të vërtetë e ke? Unë nuk i thoja me gjithë mend këto fjalë.
– Po çfarë mendoje realisht?
– Se ti ishe fantastik. Kishe mënyrën tënde të të parit të gjërave dhe mua më pëlqente ajo mënyrë. Tëadhuroja kur më buzëqeshje nga ana tjetër e rrugës, apo kur më përkëdhelje barkun, sa herë që më shihje të mërzitur. Ishe shumë i mirë, kur më lejoje të qëndroja në krahët e tua. Unë ndihesha e vogël, shumë mëe vogël kur më përqafoje fort, ama ndihesha mirë mes krahëve të tua.
Ajo u ndaj për pak sekonda, fshiu lotët nga sytë, dhe me zërin që i dridhej vazhdoi: – Më buzëqeshje njësoj edhe më parë, vetëm se atëherë më puthje dhe më thoje se gjithçka do të shkonte mirë.
Ai iu afrua dhe e puthi papritur, më pas i tha: – Do të shkojë gjithçka mirë.
– Nuk duhet ta kishe bërë. Unë jam ish-ja jote, – tha ajo dhe u largua prej tij.
– E di pse të kam dashur?
– Jo.
– Sepse ishte e pamundur të mos e bëja. Ishe diçka që nuk arrija ta kuptoja, dhe kur mundohesha, nuk ia dilja dot. Në ato momente shihja sytë e tu që më shihnin gjithmonë me dashuri, sado që unë ta dreqosja punën. Sytë e tu vazhdonin gjithmonë të më donin. Unë të doja, sepse ishe e fortë, e vogël. Mendoje gjithmonë se isha unë që të mbroja, kur në fakt ishe ti që më mbroje mua. Unë nuk të kam mbrojtur asnjëherë dhe nuk e ke idenë sa herë e kam urryer veten. E kam urryer veten për çdo herë që nuk tëmbroja, apo që nuk ta shprehja se sa shumë të doja. Ti nuk ma thoje ama unë e ndieja se më doje. Edhe unë nuk ta thoja, por nuk e di nëse e ndieje sa shumë të doja.
– Nuk e ndieja…
– Ama unë të doja. Me të vërtetë.
– Nëse do ta dija, nuk do të ndahesha prej teje.
– Kështu që tani mund të jemi sërish bashkë?
– Unë jam ende me ty…
– Por ti je me atë djalin.
– Edhe ti je me atë vajzën.
– Nuk ka problem. Në këto momente nuk mund të bëjmë dot gjë. Nuk jemi më ata që ishim.
– Ke të drejtë, tani i ke flokët më të gjatë. Ama buzëqeshja jote është po e njëjta. Edhe aftësia jote për tëmë bërë për të qeshur, është e njëjta.
– Do ta dish të vërtetën?
– Po.
– Dashuria ime për ty ka mbetur e njëjta.
– Po ti, a do ta dish të vërtetën?
– Po.
– Arrin t’i shohësh sytë e mi? As ata nuk kanë ndryshuar. Vazhdojnë të të shohin me të njëjtën dashuri”. – W. Whitman