Histori

Tibeti, vendi i Legjendës dhe Misterit

Edhe sot Tibeti mbetet i mbështjellë me një re të fortë misteri. Disa njerëz të ditur thonë se në Tibet ndodhej deri pak kohë më parë “Kërthiza e Botës”’: domethënë Qendra Shpirtërore, nga e cila vjen njeriu. Të njëjtën gjë deklarojnë grekët  për Delfët, Egjiptianët për Piramidat dhe Inkasit përveç të tjerëve, për kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita të tjera thonë se aty ruhen objektet më të lashta që mund të imagjinojë çdo njeri, ashtu si dhe libra të shkruara në gjethe palmash dhe libra të tjerë të shkruar mbi gurë. Tekste Kiuti, të cilat janë përpunuar alkimikisht dhe nuk mund të shkatërrohen me asnjë nga metodat e njohura (ujë, zjarr, acid etj), tekste të shkruara në një gjuhë shumë të vjetër që quhet Senzar (gjuhë hieroglifesh). Libra që përmbajnë historinë e njerëzimeve të ndryshme

Screen Shot 2016-04-27 at 13.58.52

Kur dikush kërkon Tibetin apo “Çatinë e Botanekës’’ siç quhet ndryshe, do të gjendet në rrugë që ngjiten deri në 6000 metra lartësi, për të arritur në një zonë unike në botë, e cila rrethohet nga vargmale që arrijnë deri në 9000 metra lartësi. Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të 18,  Tibeti filloi të bëhej i njohur anekënd botës. Kjo sigurisht nuk do të thotë se ishte krejt i panjohur më parë. Përkundrazi, ishte i njohur që nga kohët e lashta, por të drejtën e hyrjes në këtë mbretëri e kishin një numër i vogël  klerikësh – të cilët zotëronin dijet e nevojshme, dhe një numër edhe më i paktë të iniciuarish. 

Nuk është e vështirë të kuptojmë se çdo komb ka mënyrën e tij të të menduarit. Ky është një rezultat i disa faktorëve, nën ndikimin e të cilëve u zhvillua qytetërimi, feja, dhe historia e këtij kombi. Edhe zona gjeografike ndikon shumë në mentalitetin e këtij populli, i cili u zhvillua me kalimin e kohës, por edhe të gjithë faktorët e tjerë që studjuesit kanë futur nën emërimin e përgjithshëm “Faktorët Teorikë të Historisë’’.

Populli tibetian u influencua shumë nga faktori vendimtar gjeografik i tij: malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti Tibetianët të ndarë nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor për shekuj të tërë. Ishte shumë e vështirë që dikush të arrinte deri tek ato male të bardha, me një klimë të thatë dhe shumë të ftohtë, që shumë pak njerëz mund ta duronin. Këtij internimi natyral iu shtua edhe një faktor tjetër, konceptet e vetë udhëheqësve të Tibetit, të cilët mendonin se ishin shumë pak gjërat pozitive që mund të prisnin nga popujt e tjerë kufitarë. Kështu, përveç Budizmit,  asnjë influencë e huaj nuk penetroi për shekuj të tërë, në këtë kështjellë shpirtërore kufitare. Budizmi u bë  feja zyrtare, vetëm pas shekullit të 8.

Tibetianët nuk mendohen për të vërtetat, por i përjetojnë ato. Nuk flasin pçr Perënditë, duke u munduar t’i zbresin ato në Tokë: por janë vetë ata qç mundohen të lartësohen dhe të ngjiten drejt Qiellit. Dhe kjo rrugë ndiqet nëpërmjet një morali shumë të rreptë dhe të fortë. Për këto dy arsye kryesore, dallohet një ndryshim formal midis Filozofisë së Tibetit në krahasim me atë të Indisë, që shfaqet tek “Bagavat Gita’’. Në të vërtetë flasin për të njëjtat gjëra, por mentaliteti Tibetian hoqi nga mënyra e të menduarit të Indisë, karakteristikën e ëmbëlsisë, dhe mbështjelljen atërore të saj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Tibetianët janë njerëz të ftohtë dhe çnjerëzorë. Përkundrazi, nëse do të lexojmë poezitç e tyre, do të mund të kuptojmë bukurinë, harmoninë dhe humanizmin që ata njerëz fshehin brenda tyre.

Në ato vende mbretëronte dikur Feja e Diturisë, e cila me kalimin e kohës u fsheh gjithmonë e më tepër, derisa nga ajo mbeti vetëm lëvozhga e jashtme, me paragjykimet dogmatike, magjitë e zeza të kultit Dug-Pa, një lloj magjistarësh të zinj. Dhe përfundimisht u humb fare, atëherë kur Tibeti u pushtua nga trupat e Kinës Komuniste.

Tibeti, vendi i Legjendës dhe Misterit, ishte vendi ku gjetën strehë Dituritë Initacionuese pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit. Faza e vështirë e pushtimit nuk e pengoi atë vend të linte  pas një trashëgimi të pasur me disa nga Doktrinat më të  larta dhe vepra, që u shpëtuan nga Përmbytja, e cila kishte fundosur qytetërimin e Atlantidës,  mijëra vjet më parë. Një nga këto vepra është dhe “Libri i Urdhërave të Artë’’, të cilit i përket dhe pjesa e mrekullueshme  “Zëri i Heshtjes’’. “Zëri i Heshtjes’’ është një nga veprat më të shkëlqyera të letërsisë lindore. Në perëndim u bë e njohur dhe u përkthye nga personaliteti i veçantë  i Helena Petrovna Blavatskit.

Nëse flasim për Tibetin, nuk mund të mos përmendim Lasën, kryeqytetin e tij, qytetin e shenjtë, selinë e Dalai “Oqean” Lamës (Lideri Shpirtëror dhe politik), mishërimin e gjallë të Budës. Ekzistojnë raporte për disa tunele nëntokësore që lidhin pallatin Potala, shtëpinë e Dalai Lamës me një mbretëri apokrife,  ku jetojnë  njerëz të një niveli superior zhvillimi shpirtëror, dhe se aty gjendet Mbreti i Botës, zoti i Tokës, i cili banon në qytetin sekret të Saballah, qyteti brendësor i Lasës.

Kur Dalali Lama vdes, pasardhësi i tij gjendet me  një mënyrë prototipe. Shpirti i tij mishërohet menjëherë tek trupi i një fëmije që Lamat  njohin  falë disa shenjave, dhe kur fëmija do të njihet  si rimishërimi i Njeriut të Shenjtë, atëherë deklarohet si pasardhës i Dalai Lamës.

Si edhe shumë popuj të tjerë, tibetianët kanë si monument të lashtë një Gur, Do Ring që ndodhet në qendër të Lasës. Një gur që shërben për t’iu kujtuar tibetianëve marrëveshjen e lashtë, dhe për të dhënë simbolin material të fatit të Tibetit.

Edhe sot Tibeti mbetet i mbështjellë me një re të fortë misteri. Disa njerëz të ditur thonë se në Tibet ndodhej deri pak kohë më parë “Kërthiza e Botës”’: domethënë Qendra Shpirtërore, nga e cila vjen njeriu. Të njëjtën gjë deklarojnë grekët  për Delfët, Egjiptianët për Piramidat dhe Inkasit përveç të tjerëve, për kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita të tjera thonë se aty ruhen objektet më të lashta që mund të imagjinojë çdo njeri, ashtu si dhe libra të shkruara në gjethe palmash dhe libra të tjerë të shkruar mbi gurë. Tekste Kiuti, të cilat janë përpunuar alkimikisht dhe nuk mund të shkatërrohen me asnjë nga metodat e njohura (ujë, zjarr, acid etj), tekste të shkruara në një gjuhë shumë të vjetër që quhet Senzar (gjuhë hieroglifesh). Libra që përmbajnë historinë e njerëzimeve të ndryshme dhe diturive shumë sekrete, që akoma shkenca bashkëkohore  dhe teknologjia nuk ka arritur të konceptojë. Tradita të tjera na flasin për ekzistencën e të ashtuquajturve “Jogi të Maleve të Bardha”, qëniesh hyjnore që vigjilojnë për zhvillimin e njerëzimit.

Sigurisht për të folur për këto tekste, duhet të përmendim Blavatskin, një nga personalitetet më të njohura të ezoterizmit në Perëndimin e shekujve të fundit. Ajo  midis viteve 1856 – 1870 vizitoi 3 herë  Tibetin, dhe ishte pikërisht ajo, e cila zbuloi librin ndoshta më të vjetër në botë ku përfshiheshin sekrete thelbësore. Ku libër quhej “Stanza e Dzianevë” (Reflektim mbi Dijen Hyjnore)’. Libri i Parë i Dzianëve i referohet Kozmogjenezës, ose lindjes dhe zhvillimit të universit. Ngjan shumë me numerologjinë e Pitagorës por edhe me shume doktrina të tjera të lashta, pasi këto njohuri ishin tënjohura për të gjithë Initacionantët e mëdhenj.

Përshkruan me figura simbolike, parimin zanafillës, të gjithëpranishmin MAHAPURUSA- ATIN, i cili penetron brenda GJENDJES ABSOLUTE – MULAPRAKRITI – NËNA dhe nga ky bashkim i këtyre parimeve lind Universi – Trupi i Gjithësisë. Pas një distance kohore të gjatë ku do të fillojë numërimi mbrapsht, për t’u rikthyer përsëri në zanafillën e PRALAJA – GJUMË.

Stanza – libri i dytë merret me Antropogjenezën, ose lindjen dhe zhvillimin e njeriut, thotë se njeriu fillimisht është Shpirt dhe mëpas material dhe se në tërësinë e tij ka një përbërje shtatëshe, domethënë përveç trupit të tij fizik ka edhe 6 “trupa” të tjerë. Një gjë të tillë shpreh edhe shumica e qytetërimeve të lashtë initacionantë. Gjithashtu thotë se shpirti i njeriut kalon nga mishërime – çmishërime të njëpasnjëshme (rimishërimi) me qëllim individualizimin e çdo shpirti njerëzor, që do të thotë çlirimin nga Karma. Gjithashtu thotë se njeriu është më i vjetër se çdo lloj gjitari tjetër, diçka me të cilën bien dakort edhe matjet e ADN kohore.  Dhe e fundit është se flasin për   Drejtuesit – mbretërit e parë të njerëzve të cilët nuk ishin njerëz të thjeshtë, por Perëndi  të mishëruara. Këto doktrina për Tibetianët janë një mënyrë jetese, dhe kjo provohet edhe nga fakti që ata nuk e kanë frikë vdekjen, pasi siç thonë edhe vetë,  ata jetuan me këto rregulla dhe do të shpërblehen për një gjë të tillë.

Leave a Reply

Back to top button