“Muri”, hapësira fillestare ku përdoruesit dhe miqtë e tyre munden të postojnë dhe ndajnë mendime, i shtohet profilit të përdoruesve. Përditësimet e statusit që nisnin me “Përdoruesi po…” tani janë ndryshuar me pyetjen: “Cfarë ke në mendje?”
Shtator 2006
Prezantohen “News Feed” dhe “Mini Feed” – tani përdoruesit mund të shohin se cfarë po bëjnë miqtëe tyre në rrjet.
Maj 2007
Realizohet lancimi i platformës Facebook, duke lejuar palë të treta që të ndërtojnë aplikacione dhe t’i integrojnë me Facebookun. Eshtë platforma mbi të cilën ndërtohen edhe lojërat shumë të suksesshme si Farmville.
Maj 2008
Fillon Facebook Connect. Përdoruesit janë në gjendje “të lidhin” identitetin e tyre me cdo faqe interneti. Eshtë fillimi i botës së “regjistrimit përmes Facebookut”.
Shkurt 2009
Shtohet e famshmja “LIKE”, gjë që i lejon përdoruesve të japin reagime pozitive ndaj përmbajtjeve online që u pëlqejnë.
Gusht 2010
Shërbimi Facebook Places vihet në përdorim, duke u mundësuar përdoruesve të ndajnë informacionin se ku ndodhen. Më vonë ajo integrohet edhe me përditësimin e statusit.
Janar 2012
Facebook shpall prezantimin e “Timeline”, që do të jetë e detyrueshme për të gjithë përdoruesit. Në fakt Timeline ishte futur që në shtator 2011, duke i mundësuar përdoruesve opsionin që të zëvendësonin profilin ekzistues me një prezantim kohor audio-vizual të jetës së tyre.