Shkence

Tingujt misteriozë në hapësirë

Seria: 10 misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë

Video e mësipërme, paraqet pesë “tinguj” misteriozë nga hapësira, 3 prej të cilave janë patjetër brenda sistemit tonë diellor. Të gjithë tinguj, janë në fakt valët e radios apo valët plazma, të përkthyera në zëra që njerëzit të mund t’i dëgjojnë.

Së pari, ne dëgjojmë tingujt e frikshëm që anija kozmike e NASA-s “Cassini”, zbuloi si emetime radioje nga polet e Saturnit në prill të vitit 2002. Variacionet në shpeshtësi dhe koha, përputheshin me aktivitetin e aurorave të Saturnit, si valët që lëshohen nga drita në veri dhe jug të planetit tonë. Shkencëtarët, besojnë se grupi kompleks i valëve me tone në rritje dhe rënie, vinte nga shumë burime të vogla radioje, që lëviznin përgjatë vijave magnetike të Saturnit, pranë rajoneve të saj polare.

Teoricienët e konspiracionit, mendojnë se ato tingëllojnë si një fjalim alienësh. Së dyti, ne dëgjojmë anijen “Voyager” teksa hyn në hapësirën ndëryjore (nëse nuk llogarisim mjegullnajën Oort) në vitin 2012. Kjo është distanca më e largët, që ndonjë anije kozmike ka përshkruar nga Toka. U deshën 35 vite, për të dëgjuar zërin e frikshëm të asaj plazme të dendur (gaz i jonizuar) vibruese, teksa ajo u përplas me valën es një shpërthimi djellor.

Së treti, ne dëgjojmë “muzikën ksilofon” nga Kometa 67P / Churyumov-Gerasimenko, sikurse është rregjistruar nga anija “Rosetta” në gusht të vitit 2014. Shkencëtarët besojnë se muzika vjen nga “luhatjet në fushën magnetike rreth mjedisit të kometës”, sipas një postblogu të ESA (Agjensisë Evropiane të Hapësirës).

“Për të bërë këtë muzikë të dëgjueshme për veshin e njeriut, frekuencat u përforcuan me një faktor prej rreth 10 mijë”. Edhe tani, mbetet një mister, sesi saktësisht funksionojnë ato luhatje. Tjetra, ne dëgjojmë tingullin fishkëllimë (emisionet “kallëzimtare” elektromagnetike) nga rrufetë mbi Jupiter, siç është rregjistruar nga Voyager.

Kur valët e emetuara, goditën plazmën mbi planet, frekuencat e larta lëvizën më shpejt, sesa ato të ulëta përgjatë fushës magnetike të Jupiterit. Kjo është arsyeja, pse ne i dëgjojmë këto efekte, që tingëllojnë si armët ‘Gorn’ që sulmonin anijen “Enterprise”, në episodin ‘Arena’ të serialit të famshëm Star Trek.

Së fundmi, ne dëgjojmë “rrahjen e zemrës” nga një vrimë e zezë në sistemin yjor binar “GRS 1915 + 105”, sikurse është rregjistruar anija Rossi X-ray Timing Explorer e NASA-s në vitin 1996, dhe të konvertuar në tinguj nga shkencëtarët në Universitetit të Masaçusetsit. NASA gjithashtu, regjistroi një ‘rrahje zemre’ nga vrima e zezë në sistemin “IGR J17091-3624”, në vitin 2003./Bota.al

Screen Shot 2015-06-30 at 13.50.23

Leave a Reply

Back to top button