Bota

Tjetër sulm në Gjermani, azilkërkuesi vret me thikë një grua, plagos dy të tjerë

Screen Shot 2016-07-25 at 07.57.10Një tjetër ngjarje e rëndë në Gjermani, ku një person ka vrarë me thikë një grua dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një fast food në qytetin e Reutlingen, ndërsa policia arrestoi menjëherë autorin, i cili është një azilkërkues nga Siria.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se vrasja ndodhi pas një grindje mes autorit dhe gruas, por ende nuk janë zbardhur detajet.

Dy ditë më parë, në Mynih një 18-vjecar vrau 9 persona me armë zjarri, 3 prej tyre nga Kosova.

Ndërsa javën e kaluar një i ri afgan, i cili dyshohet se kishte lidhje me ISIS sulmoi me thikë disa persona në një tren, ku njëri prej tyre u vra.

Leave a Reply

Back to top button