Bota

Tmerr ne aeroportin e Brukselit. Eshte 11 shtatori i Belgjikes

image4 ditë pas arrestimit të Salah Abdelslam, dy shpërthime të fuqishme ndodhin në aeroportin Zaventem, te Brukselit. Mediat raportojnë për rreth 14 të vdekur dhe 20 të plagosur. Në këto momente është duke ndodhur evakuimi i njerëzve.  Pamje të tmerrshme janë publikuar nga aeroporti, kur njerëz të terrorizuar largohen me vrap për t’i shpëtuar vdekjes. Autoritetet belge raportojnë se bomba të tjera janë gjetur në aeroport pas shpërthimit. Pamjet e publikuara tregojnë se nga ndërtesat del tym, ndërsa njerëzit largohen në panik. Dyshimet janë se shpërthimet ndodhën pranë American Airlines, pork y informacion mbetet i paidentifikuar. Radio RTFB citoi një dëshmitar që tha se kishte ende njerëz të plagosur apo të shtrirë në tokë në zonën e nisjeve, përballë Hotel Sheraton. Një punonjës i aeroportit i tha radios VRT: Unë isha në pushim dhe dëgjova një shpërthim të fuqishëm. Nga aty ku isha mund të shihja zonën e nisjesve dhe pashë një shtëllungë tymi, të dilte. Xhamat e dritareve janë të thyera, njerëzit janë në shok. Aeroporti Zaventem është 11 kilometra në very-lindje të Brukselit. Aty lëvizin 23 milion pasagjerë në vit.

Leave a Reply

Back to top button