Shkence

TOKA / Rruga me 100 enigma e planetit

 

Screen Shot 2015-08-14 at 12.02.11Në studimin “T’u mbijetosh 1000 shekujve: a do t’ia dalim?”, 2 shkencëtarët ekzaminojnë rreziqet që jemi duke kaluar, si dhe zgjidhjet e mundshme. Duke filluar që nga zgjidhja e “braktisjes së anijes”, në kërkim të planetëve të tjerë për të kolonizuar. Brenda sistemit diellor, në teori Marsi do të ishte zgjedhja më e mundshme. Por që ai të “pajisjet” me një atmosferë të dendur dhe që lejon frymëmarrjen, duhet të kalojnë 200 mijë vite. Veç kësaj, saktësojn Bonnet, “luhatjet kaotike të boshtit rrotullues të Marsit do të provokonin katastrofa natyrore shumë të dhunshme

“Toka është djepi i njerëzimit, por njeriu nuk mund të jetojë përjetë në djepin e tij”, shkruante Konstantin Tsiolkovsky, shkencëtar rus, në fillimin e shekullit të njëzetë, duke profetizuar nisjen e species njerëzore drejt planetëve të tjerë. Megjithatë, e ardhmja jonë po parashikohet sot që të jetë shumë e ndryshme.

Sipas dy astrofizikanëve, Maurice Bonnet, president i Cospar, Komisioni për kërkimin hapësinor dhe Lodewijk Woltjer, ish drejtor i observatorit europian, nuk ekziston një Tokë “rezervë”. Kështu që, do të na duhet të qëndrojmë mbi këtë planet, duke u përpjekur që të mbijetojmë pas të gjithë problemeve që ai shfaq, dhe duhet që këtë ta bëjmë shpejt.

Në studimin “T’u mbijetosh 1000 shekujve: a do t’ia dalim?”, 2 shkencëtarët ekzaminojnë rreziqet që jemi duke kalur si dhe zgjidhjet e mundshme. Duke filluar që nga zgjidhja e “braktisjes së anijes”, në kërkim të planetëve të tjerë për të kolonizuar.

Brenda sistemit diellor, në teori Marsi do të ishte zgjedhja më e mundshme. Por që ai të “pajisjet” me një atmosferë të dendur dhe që lejon frymëmarrjen, duhet të kalojnë 200 mijë vite. Veç kësaj, saktësojnë Bonnet, “luhatjet kaotike të boshtit rrotullues të Marsit do të provokonin katastrofa natyrore shumë të dhunshme.

Dhe situata nuk do të ishte më e mirë në Venus, Europa apo Titan. “Ndërsa një spostim jashtë sistemit diellor do të kërkonte udhëtime me mijëra vite në autonomi totale”, vazhdon Bonnet, “ndërkohë që sot është e mundur të sigurohet mbijetesa e qenieve nejrëzore në hapësirë për vetëm disa muaj. Popullsia që do të nisej në këtë mision, brenda pak viteve do të kishte ndryshuar tërësisht për shkak të lindjeve dhe vdekjeve. Dhe, për të përfunduar, ta zëmë se do të ishte e mundur kjo, por jo transferimi i të gjithë nejrëzimit, kush do të vendoste se cili duhet të niset e cili jo?”

Të qëndrojmë pak këtu. Cilat janë rreziqet me të cilët duhet të përballemi? Për shembull është e mundur që të ketë përplasje me asteroidë të mëdhenj. Por sot ka më pak trupa qiellorë të rrezikshëm, krahasuar me kohërat e hershme të sistemit diellor. Dhe, në çdo rast, një përplasje me një meteor do të ishte e parashikueshme dhe do të ishte e mundur të ndërhyhej për të ndryshuar trajektoren. Në lidhje me rreziqe të tjerë kozmikë, si përshembull inversioni i fushës magnetike tokësore, shpërthimi i afërt i një supernove apo hyrja e sistemit diellor në një degë të re të galaksisë…

Gjithçka ka ndodhur tashmë, por pa fatkeqësi të mëdha natyrore”, saktëson Bonnet. Sigurisht, nga pikëpamja gjeologjike, Toka mund të rezervojë edhe ndonjë surprizë tjetër të shëmtuar, si për shembull super shpërthimet vullkanikë.

Koha ka skaduar

Por problemi kryesor është se mbi Tokë burimet natyrore janë duke marrë fund. Pas gjashtëdhjetë vitesh nuk do të kemi më naftë, thonë dy shkencëtarët, por edhe rezervat e mineraleve të tjerë do të jenë ezauruar. I gjithë ky është rezultat i një rritjeje demokgrafike pa precedentë, si dhe zhvillimit industrial që e ka shoqëruar atë. Sot, popullsia botërore është mbi gjashtë miliardë, dhe është parashikuar që do të jemi 9.4 miliardë deri në vitin 2050, për të arritur më pas në 11 miliardë diku rreth vitit 2200. Për fatin tonë, rritja demografike është duke u ngadalësuar. “Megjithatë është një tendencë që duhet konfirmuar”, thotë Bonnet, “sepse toka nuk mund të mbajë më shumë se 11 miliardë persona, me një jetëgjatësi si ajo e europianëve”.

Rritja e popullsisë, veç të tjerash është e shoqëruar edhje me ngrohjen globale, në lidhje me të vilën sipas dy shkencëtarëve nuk ka më dyshime: edhe nëse do të merreshin menjëherë masa drastike, ky fenomen do të vazhdonte për inerci, për shumë dekada. Ç’duhet bërë?

Për Bonnet dhe Woltjer, receta për mbijetesën e njerëzimit fillon me ndalimin e rritjes së popullsisë, si dhe të synohet një rritje ekonomike zero. Lëshimet e gazrave serë në atmosferë duhet të reduktohen dhe riciklimi i mbetjeve duhet të bëhet i detyrueshëm.

Më pas, duhet patjetër të investohet në zhvillimin e energjive të rinovueshme dhe kërkimin për energjitë bërthamore. Por që kjo të bëhet e mundur, do të duhej një qeverisje botërore, në gjendje që të zgjidhë problemet e nejrëzimit. A mund të bëhet?

Makrorajone dhe strategji

“Një qendër pushteti që të jetë mbi atë të shteteve të veçantë tani nuk është e mundur, dhe ndoshta as nuk do të ishte e nevojshme”, thotë Alberto Martinelli, docent i shkencave politike në Universitetin e Milanos. “Por është realiste të mendosh për krijimin e makrorajoneve, sipas modelit të Europës, të cilët veprojnë sëbashku duke patur objektiva globalë: të tipit ekologjik dhe demokgrafik, por edhe lufta ndaj pabarazisë, rregullimi i tregjeve ekonomikë dhe paqja. Që këto strategji të funksionojnë, vetëm veprimi i qeverive nuk mjafton: duhen organizma ndërkombëtarë, si shembulli i panelit ndërqeveritar për ndryshimin e klimës, në të cilin marrin pjesë edhe sipërmarrje, OJF, komunitete shkencorë, kisha”. Dhe të gjithë ne.

Popular Science – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button