Horizonti.al

Tomas de Torkemada – Inkuizitori!

Personazhet më të ligj, dhe shumë brutalë për librat e historisë

torquemada

Tani për ata që thonë: “Islami është një fe që vret njerëz të pafajshëm”, atëherë ky djalë këtu është për ju. Torkemada ishte inkuizitori i Spanjës në vitet 1483-1498. Në përpjekjen e tij për të shpëtuar kishën katolike në Spanjë, dhe në emër të Zotit, ai ishte përgjegjës për inkuizicionin spanjoll.

Inkuizicioni spanjoll ishte një “gjykatë kishtare”, që dënonte ata që kërcënonin pozitat e Kishës Katolike Romake.

Pa prova, Torkemada do të urdhëronte torturimin apo vrasjen e hebrenjve. Arsyeja:ai nuk i pëlqente. Hebrenjtë dhe shumë njerëz të tjerë, që mendoheshin se përbënin kërcënim për kishën, u torturuan, vranë dhe u detyruan për të dorëzojnë pronën e tyre. Fëmijët u lanë të vdesin nga uria. Kur qytetarët torturoheshin, ata ishin zakonisht lakuriq.

Metoda e preferuar e torturës për Torkemadën, ishte djegia e këmbëve dhe asfiksia. Njerëzit do të jetë piqeshin të gjallë në hell, vareshin dhe digjeshin. Torkemada do t’u shkulte krahët dhe këmbët, ai do t’i detyronte të pinin uje më zor, dhe përdorte një kordon shumë të ngushtë për t’i ndaluar rrjedhjen e gjakut viktimave të tij.

Ai do t’i shtypte njerëzit me pesha jashtëzakonisht të rënda, ata do të detyroheshin të uleshin në karrige me maja të mprehta rreth zonës së qafës, përdorte mjete që do ta detyronin trupin e tyre të shqyhej, u shkulte viktimave të tij thonjtë veshët, gjuhën, dhe organet gjenitale si dhe u rrjepte lëkurën. Veprimet dhe ideologjia e tij, ndikuan shumë tek mbretëresha e ardhshme e Spanjës Izabela dhe mbreti Ferdinand. Torkemada vrau mbi 30.000 njerëz.

Leave a Reply

Back to top button