Enciklopedike

Topologjia e kohës

Screen Shot 2015-04-27 at 09.44.21

Si duket koha? Nëse përpiqesh ta përfytyrosh kohën, a sheh një vijë të drejtë që vazhdon përgjithmonë? Apo kur mendon për kohën, e përfytyron si një orë, që vjen rrotull e rrotull, përreth vetvetes, përditë?

Sigurisht nuk ka një përgjigje të vetme, por ka disa ide intriguese në lidhje me kohën. Sipas Aristotelit, koha nuk mund të ekzistojë si një vijë, të paktën si një vijë që ka një fillim dhe një fund, ndonëse duhet të ketë qenë një kohë kur, KOHA FILLOI. Me qëllim që të ketë një moment në kohë, kur koha filloi, duhet të ketë patur dicka më parë, që të ketë shenjuar fillimin e saj. E njëjta gjë vlen për fundin e kohës, thoshte ai. Me qëllim që vija e kohës të përfundojë, duhet të ketë dicka pas saj, që të shenjojë fundin e saj.

Ekziston edhe problemi se sa vija të tokës ekzistojnë – a ka vetëm një vijë të vetme dhe gjithcka udhëton së bashku, apo ka disa vija të kohës, që ose ndërpriten, ose ecin në mënyrë paralele me njëra-tjetrën? A është koha një vijë e vetme me shumë degëzime? Apo ndoshta momentet në rrjedhën e kohës ekzistojnë, pavarësisht prej momenteve të tjerë? Ka shumë mendime, por shumë pak përgjigje… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button