FotoHorizonti.al

“Tornado kozmike”

Screenshot

Fotoja tregon një objekt Herbig–Haro (HH), pra një mjegullnajë emetimesh të ndritshme, që sinjalizon formimin e një ylli aty pranë: objekte të këtij lloji janë relativisht jetëshkurtra në terma astronomikë, pasi zgjasin “vetëm” disa dhjetëra mijëra vjet.

Ky objekt i veçantë HH, i njohur si 49/50, u identifikua nga Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) në një distancë prej 625 vite-dritë nga Toka, në një rajon të quajtur Kompleksi i Reve të Kameleontit, i cili po prodhon në mënyrë aktive yje të rinj me masë të vogël, krejt të ngjashëm me Diellin tonë.

Retë e kuqe dhe portokalli në imazh përbëhen nga grimca pluhuri, si edhe nga molekula hidrogjeni dhe monoksidi karboni. I gjithë ky material mbinxehet nga rrymat (jetet) energjetike që shpërthejnë nga ylli në formim.

Imazhet e para, të paqarta, të 49/50 u kapën nga Teleskopi Hapësinor Spitzer në vitin 2006: atëherë, megjithatë, shkencëtarët i vunë një emër shumë më domethënës, “Tornado kozmik”. Ndërkaq ky imazh i përbërë është krijuar me të dhënat e mbledhura nga Near-Infrared Camera (NIRCam) dhe Mid-Infrared Instrument (MIRI) të JWST-së, të afta të kapin dritën e dukshme dhe infra të kuqe që lëshon gazi i mbinxehur teksa ftohet gradualisht në zbrazëtinë e hapësirës. / bota.al

Back to top button