Sport

Totalisht sulmues: Ja si luajmë në Armeni

Screen Shot 2015-10-11 at 10.36.33

Bazuar edhe në stërvitjen e fundit të Shqipërisë para ndeshjes kundër Armenisë, tashmë është i qartë formacioni titullar që trajneri Xhani De Biazi do të hedhë në fushë. Para portierit Etrit Berisha do të jenë Hysaj, Cana, Ajeti e Lenjani, që do të thotë se Lenjani do të spostohet në vend të Agollit (i pezulluar) dhe Ajeti do të luajë në qendër (në vend të Gjimshitit), aty ku është paraqitur mjaft mirë në dy ndeshjet zyrtare që ka luajtur, kundër Portugalisë në Elbasan dhe Danimarkës jashtë fushe.

Screen Shot 2015-10-11 at 10.36.27

Migjen Basha, Taulant Xhaka dhe Abrashi do të konfirmohen në mesin e fushës, por gjithçka tjetër ndryshon përpara. Kjo për faktin se do të kthehen në formacionin titullar Odise Roshi e Shkëlzen Gashi, të cilët do të luajnë nga krahët, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, që këtë radhë do të jetë Sokol Cikalleshi. Kjo do të thotë se në krahasim me ndeshjen kundër Serbisë ulen në stol Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj e Bekim Balaj, ndërsa Andi Lila u dëmtua në atë sfidë dhe vështirë se do të jetë qoftë edhe në stol ndaj Armenisë.

Leave a Reply

Back to top button