Bota

“Tour Eiffel”, mes shënjestrave të sulmit. Zbulimi në kompjuterin e atentatorëve

Kulla Eifel, Place de la Comedie në Montpellier apo një diskotekë: këto janë disa nga shënjestrat e mundshme të Sarës dhe Thomasit, dy atentatorët e dyshuar 16 deri në 21 vjeç, të arrestuar të premten e kaluar në zonën e Montpellier së bashku me dy persona të tjerë, me rreth 70 gram eksploziv TATP, si dhe një laborator kimik të vendosur në shtëpi. Elementet kanë dalë nga analiza e kompjuterit të dy xhihadistëve të dyshuar. Të dyshuarit janë transferuar gjatë fundjavës në drejtorinë e përgjithshme të kundërterrorizmit në Levallois-Perret, pranë Parisit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button