Thenie

“Tragjedia e jetës nuk është vdekja, por ajo që lëmë të vdesë brenda nesh ndërkohë që jetojmë”

Screen Shot 2016-05-30 at 06.57.14

Lexoni më poshtë disa prej thënieve më të urta të indianëve të Amerikës.

“Vetëm kur pema e fundit të jetë kalbur, dhe lumi i fundit të jetë helmuar, dhe peshku i fundit të jetë kapur, vetëm atëherë do ta kuptojmë se paratë nuk mundemi që t’i hamë” – Arapaho

“Kur gjaku në venat e tua të rikthehet në det, dhe toka në kockat e tua të rikthehet nën tokë, ndoshta atëherë do të kujtosh se nuk është toka që të përket ty, por je ti që i përket tokës” – Apache

“Tragjedia e jetës nuk është vdekja, por ajo që lëmë të vdesë brenda nesh ndërkohë që jetojmë”

“Shërimi nuk do të thotë që plaga nuk ka ekzistuar asnjëherë. Do të thotë që plaga nuk na i kontrollon më jetën tonë”

“Kur ne tregojmë respekt për gjërat e tjera të gjalla, ato na përgjigjen me respekt” – Arapaho

“Kur ke lindur, ti qave dhe bota gëzoi. Jetoje jetën në mënyrë të tillë që, kur të vdesësh, bota të qajë dhe ti të gëzosh” – Cherokee

“Mos ki frikë të qash. Të qarët do të ta çlirojë mendjen nga mendimet e trishtuar” – Hopi

“Eshtë më mirë të kesh më pak bubullimë në gojë dhe më shumë rrufe në dorë” – Apache

“Të gjithë bimët janë vëllezër dhe motra. Ato na flasin dhe nëse ne mbajmë vesh, mundemi t’i dëgjojmë” – Apache

“Thuamë dhe do të harroj. Tregomë dhe mund të mos kujtoj. Më përfshi dhe do të kuptoj” – Fis i panjohur

“Ata që kanë një këmbë në kanoe, dhe një këmbë në varkë, do të bien në lumë” – Tuscarora

“Bretkoca nuk e pi deri sa ta shterojë, pellgun ku jeton” – Sioux

“Ec lehtë në pranverë; Toka Mëmë është shtatzënë” – Kioëa

“Dobësia e armikut na jep ne forcë” – Cherokee

“Ne nuk e kemi trashëguar tokën nga paraardhësit tanë, ne e kemi marrë borxh nga fëmijët tanë” /bota.al

Leave a Reply

Back to top button