Bota

Tragjedia e radhës / Në Austri, 50 imigrantë lihen të vdesin brenda në kamion

Screen Shot 2015-08-27 at 4.34.35 PM

Një tjetër tragjedi që lidhet me imigrantët. Të nesërmen e mbytjes se klandestinëve në një varkë që ishte nisur nga Libia, 50 imigrantë të tjerë kanë gjetur vdekjen të mbytur, brenda një kamioni në Austri.

Kamioni u gjet i parkuar në autostradën A4, mes Neusiedl dhe Parndorfit, jo shumë larg prej kufirit me Hungarinë.

Kufomat u gjendën brenda një kamioni me targa hungareze, i parkuar në një zonë pushimi në autostradën A4, mes liqenit Neusiedl dhe zonës së Parndorfit, në shtetin e Burgenlandit, në kufi me Hungarinë. Policia është vënë në kërkim të shoferit. Kamioni tërhoqi vëmendjen e policëve, sepse ishte i ndaluar prej disa orësh në anë të autostradës. “Kjo tragjedi na ka prekur të gjithëve – ka deklaruar MInistrja e Brendshme, Johanna Mikl-Leitner – trafikantët e qenieve njerëzore janë kriminelë”.

Dje, policia austriake ka kapur tre trafikantë pranë Bruck an der Leitha, pak më në lindje të vendit ku u gjet sot kamioni. Njëri prej tyre ngarkoi 34 klandestinë (mes tyre dhjetë fëmijë) në një furgon, dhe sapo kaloi kufirin austriak, i la në rrugë. Imigrantët i thanë policisë se ishin ngjeshur brenda furgonit. “Nuk merrnim dot frymë”.

Disa herë i kishin kërkuar shoferit që të ndalej që të merrnin pakëz ajër, por ai i ka injoruar duke ngarë pa ndërprerje makinën, nga kufiri serb deri në Austri. Ministrja austriake i ka kërkuar BE-së që të ngrejë menjëherë qendra pritjeje përgjatë gjithë kufirit të zonës Shengen, “për të mundësuar transferimin në siguri të refugjatëve në 28 vendet anëtare” dhe për të ndalur kështu trafikantët e vdekjes./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button