Bota

Tragjedia në Ankara është një shenjë e kohëve të këqija që e presin Turqinë

Aleati jetik i Perëndimit në Lindjen e Mesme tani gjendet përballë stuhisë së përsosur: polarizim i thellë politik, fluska e suksesit ekonomik në prag të plasjes, rikthimi tek dhuna i PKK-së, rreziku nga Shteti Islamik, dhe më shumë se 2 milionë refugjatë sirianë

Screen Shot 2015-10-10 at 22.20.47

BBC

Pasi armëpushimi mes PKK dhe shtetit turk mori fund në korrik, Turqia është futur në një spirale sulmesh të njëpasnjëshëm nga të dy palët, dhe tensionet mes kurdëve dhe nacionalistëve turq janë rritur shumë.

Në mesin e etheve të zgjedhjeve të pritshme të nëntorit, pritej që dicka e rrezikshme të ndodhte së afërmi.

Partia prokurde HDP ka fajësuar shtetin. Padyshim është një referim për të ashtuquajturin “shtetin e thellë” për të cilin flitet shpesh në Turqi: një përzierje e errët forcash nacionaliste që ose bashkëpunojnë në fshehtësi, ose mbështesin qeverinë në pushtet.

Aleati jetik i Perëndimit në Lindjen e Mesme tani gjendet përballë stuhisë së përsosur: polarizim i thellë politik, fluska e suksesit ekonomik në prag të plasjes, rikthimi tek dhuna i PKK-së, rreziku nga Shteti Islamik, dhe më shumë se 2 milionë refugjatë sirianë.

Tragjedia në Ankara është shenjë e kohëve të vështira që e presin Turqinë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button