Sümeyye Erdogan pritet të kandidojë në zgjedhjet politike të qershorit: e re, shumë e bukur dhe një myslimane e devotshme, ajo ëshët trashëgimtarja e përsosur politike e babait Rexhep
Rexhep Taip Erdogani është një personazh kontrovers në shumë drejtime. I dashur nga një pjesë e mirë e qytetarëve turq, jashtë vendit kritikohet shpesh për politikat autoritare dhe filoislamike që ndonjëherë rrezikojnë në kufijtë e kultit të personalitetit.
Tani, ashtu si shumë udhëheqës karizmatikë, po përgatitet të ndihmojë për hyrjen në politikë të trashëgimtares së tij: e bija Sümeyye, e gatshme të kandidojë në radhët e EKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është një me babanë e saj super të pushtetshëm. Pritet të ndodhë në zgjedhjet politike të 7 qershorit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas gazetës La Stampa, gjithcka është gati.
Sümeyye paraqet profilin e përsosur për të rinovuar dhe përjetësuar kthesën që ka sjellë Erdogani në jetën e përditshme turke gjatë 15 viteve të fundit: e re, myslimane praktikuese, rezultate të shkëlqyera jashtë vendit, shumë e rezervuar. Eshtë edhe shumë e bukur, një tipar që në politikë nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë. Pra e pëlqyer, por edhe shumë e vendosur: e gatshme të përballojë sfidat e politikës, nën udhëheqjen vigjilente të babait Rexhep.
Bota.al