Motivuese

Tre gjërat që çdo qenie njerëzore i dëshiron me të vërtetë

Çdo person dëshiron diçka, e cila ndryshe nga ajo që mund të mendohet, pavarësisht nëse është ndikuar nga fama, paraja, pushteti apo suksesi, këto nuk janë gjërat që qeniet njerëzore dëshirojnë thellë brenda vetes.

Sado që ne mund të përpiqemi të përmbushim nevojat tona më të thella, ato nuk janë gjithmonë të realizuara.

Në thelb, ka 3 gjëra që secili prej nesh dëshiron:

Të shfaqemi në sytë e atyre që duam, ashtu siç jemi realisht

Të shihemi si personi që jemi, pa stereotipa, është gjëja më e vështirë për të marrë nga të tjerët. Të shohësh të tjerët siç janë kërkon që edhe ne të “zhvishemi”. Kjo do të thotë që ne duhet të braktisim të gjitha pretendimet dhe të gjitha muret që kemi ndërtuar rreth nesh.

Ne duhet t’i braktisim idetë tona, prirjet romantike, pritshmëritë. Dhe kjo është gjëja më e frikshme, sepse kjo gjë ka shumë komplikime. Por, sado e tmerrshme që mund të jetë, nëse qëndrojmë të kapur me këto gjëra ne nuk i shohim të tjerët ashtu si janë në të vërtetë, dhe nuk i ndihmojmë të tjerët që të shohin se si jemi ne.

Mënyra se si arrijmë të cçirohemi nga perceptimet që kemi për të tjerët do të jetë një çast çlirimi për ne.

Të jemi të përqafuar nga dikush

Të qënit në një përqafim të dashur nga dikush, krijimi i hapësirës për të shprehur pikëllimet tona, gëzimet tona, dëshirat e brendshme, dëshirat dhe reflektimet. Kjo do të thotë pranim i vetes me dobësitë dhe mangësitë tona.

Qëndrimi përqafuar është një dhuratë që mund t’u japim të tjerëve. Të qenit përqafuar, ose të përqafosh dikë, i jep kuptim jetës.

Kjo nuk do të thotë që duhet të përqafoni ata që doni çdo ditë, por qëndrimi në një përqafim do të thotë të keni mbështetje të pakushtëzuar emocionale.

Kjo do të thotë që ju mund të derdhni emocionet tuaja kur keni nevojë për to, dhe se do të jeni gati për të bërë të njëjtën gjë nëse të dashurit tuaj kanë nevojë.

Njerëzit ndjekin statusin, paranë, pushtetin për të gjetur dikë që mund t’i mbajë ata në një përqafim të dashur dhe të jetë aty pa kushte.

Të jemi thjesht NE

Shumë njerëz besojnë se na njohin, në bazë të informacioneve që kanë marrë, por jo gjithmonë përkon me të vërtetën. Nuk na njohin realisht. Ajo që duam vërtetë është të dijmë kush jemi në të vërtetë, si ndihemi nëse e jetojmë vërtetësisht jetën tonë.

Duam që të tjerët të njohin thellësinë tonë, frikërat, ankthet, dhimbjet, trishtimin. Që të jemi vërtetë ne, duhet të jemi mjaftueshëm kurajozë për të riskuar që të na gjykojnë. Shumë njerëz mendojnë se fama, paraja janë gjithçka në jetë, por që të jemi vetvetja kemi nevojë vetëm për një gjë, që të na njohin vërtetë.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button