Bota

Tre rrugët e terrorizmit islamik. Kështu ISIS-i po rrethon Europën

Xhihadistët duan të pushtojnë Perëndimin nga brenda. Rrugët kryesore? Italia, Spanja, Greqia dhe Angli

Screen Shot 2015-02-07 at 19.18.19

Vazhdon të përparojë ushtria e shtetit islamik. Metër pas metri, masakër pas masakre, i afrohet jugut të Europës, ose më mirë, Italisë. Tani gjendet në Libi, pak kilometra larg Italisë. Dhe është pikërisht një diplomat libian – Aref Ali Nayed – që i lëshon një thirrje Europës: “Mendoj se shumë njerëz nuk e dinë se sa shumë Shteti Islamik po infiltron në Libi, dhe sa e ka transformuar këtë vend në një bankomat, shpërndarës karburanti dhe aeroport prej ku mund të sulmojë cilindo kundërshtar në Europë”. Në Libi, ISIS fiton para dhe mbi të gjitha, organizohet nga ana logjistike për të realizuar një sulm në zemër të Europës. E përditshmja spanjolle, El Pais ka publikuar një studim, i përfunduar rreth fundit të 2014-ës, pra që përpara sulmit ndaj Charlie Hebdo, nga ana e Njësia Qendrore e Kontrollit të Imigrimit të Paligjshëm. Në të përmenden tre rrugë, përmes të cilave xhihadistët, duke u përzierë me refugjatët, por kthehen në Europë. E para është rruga afrikane, që i sjell xhihadistët në Itali dhe në Spanjë. Rruga e dytë kalon nga Turqia dhe Greqia dhe më pas con në veri të Europës, ndërkohë që rruga e tretë con në Britaninë e Madhe./Giornale/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button