Teknologji

Tre surprizat që Instagrami do të na sjellë brenda javës

Pas surprizës që ofroi së fundmi instagrami, që eliminon komentet negative sot ka nxjerrë dhe një risi tjetër. Ata që kanë qef blerjet kanë mundësi ta bëjnë edhe online.

Kompania pak ditë më parë lançoi projektin që përdoruesit mund të kryejnë blerjet e tyre pa pasur nevojë të dalin nga programi dhe tani ai është jetësuar dhe mund të përdoret lehtësisht.

Mund të blihen së rrobave, pajisje të ndryshme dhe të bëhen rezervime në restorante.

Instagram informon se të gjitha përdoruesit mund të kryejnë blerjet e tyre duke shtuar detaje të kartës së kreditit ose debitit në llogarinë e tyre dhe për ta siguruar mund ti vendosin një fjalëkalim të përcaktuar nga vet ata.

Në këtë mënyrë të gjithë përdoruesit mund të blejnë të komunikojnë dhe të kryejnë detyrat e tyre nga shtëpia apo zyra e punës.

Për momentin kjo risi ka nisur të aplikohet në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe brenda pak kohëve do përhapet tek të gjitha shtetet .

Megjithatë pavarësisht se përdoruesit janë lumturuar nga kjo risi, e kundërta ka ndodhur me specialistët e rrjeteve sociale.

Ata mendojnë se kjo politikë e instagramit do ketë efekte negative në shëndetin e shoqërisë. Nëse në ditët e sotme një person e përdor të paktën 60 herë në ditë telefonin, tani kjo mesatare do shtohet dhe më shumë duke rritur në mënyrë direkte dhe varësin./intv.al/

Leave a Reply

Back to top button