Teknologji

Tregu i sekreteve, që mund të nisë një revolucion tregtar

Screen Shot 2015-03-01 at 8.11.24 PMSa vlen një sekret? Nëse ke një që ia vlen ta shesësh, mund të gjesh mundësinë përmes një shërbimi në internet të quajtur “Darkleaks”. Krijuesit e përshkruajnë atë si një treg për informacione të ndjeshme, sipas stilit të zbulimeve të WikiLeaks, apo autofotografive nudo të njerëzve të famshëm. Të mirat dhe të këqiat e një tregu të tillë do të debatohen gjatë dhe ashpër. Por DarkLeaks ja vlen ta shohësh për shumë arsye, përveç të fshehtave që do të nxjerrë. Një nga karakteristikat e saj më të spikatura është sesi i lejon blerësit dhe shitësit të fshehin identitetin e tyre. Çelësi për këtë është zinxhiri i Bitcoinit – dy fjalë që vështirë se do ju bëjnë të zgurdulloni sytë. Por janë gjithësesi dy terma që bëni mirë t’i mbani mend, sepse do i dëgjoni gjithmonë e më shpesh.
Në thelb zinxhiri i Bitcoinit është një bilanc i të gjitha transaksioneve në monedhën digjitale: çdo herë që një monedhë Bitcoin ndërron duar, një regjistrim i shtohet zinixhirit të bilancit. Një kopje e bilancit mbahet nga çdo kompjuter që ka programe të pavarur Bitcoini, duke e bërë atë një regjistrim të përhershëm dhe të besueshëm. Është karakteristika më e rëndësishme e sistemit, pasi e lejon monedhën të funksionojë pa mbikqyrjen e një autoriteti qëndror. Bitcoini mund ose mund të mos jetë e ardhmja e parasë. Por zinxhiri i bilancit është një çështje krejt tjetër.
Shumë vëzhgues të teknologjisë besojnë se ka potencialin për të transformuar ekonominë. Sepse shtesa e informacionit në bilancin digjital është e kollajtë dhe e lirë, mund t’ia kalojë të gjitha llojeve të sistemeve të rënda për mbjatjen e arkivave dhe regjistrimit të pronësisë.
Kodues ambiciozë janë duke duke imagjinuar tashmë një ekonomi të tërë të ndërtuar në bilancet e Bitcoinit, nga që kjo të lejon ty të shesësh shtëpinë pa noterë e pa t’u dashur të ngasësh një veturë pa shofer. Sipas një eksperti, zhvillimi i Darkleaks është “një hap i nevojshëm” drejt kësaj. Teknologjitë e Komunikimit shpesh gjejnë adoptues të hershëm në industrinë që është akoma në gjenezë: ku mund të kishte interneti pa pornografi? Darkleaks mund të ketë dicka të ngjashme, por mund të rezultojë një kërcim kuantik për teknologjinë e monedhës digjitale dhe bilancit digjital.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button