Ja cilat shenja të horoskopit janë më fëmijëroret.
Dashi
Sado që ka dëshirës të paraqitet i fuqishëm e i fortë si shkëmbi, gjë që nuk është në të vërtetë, Dashi ka papërgjegjshmëri e papjekuri të theksuar. Janë tepër të hapur në jetë, por edhe për veprimet të cilat shpesh janë të pamenduara.
Pjesëtarët e kësaj shenjeje e tregojnë natyrën e tyre fëmijërore në raport me njerëzit e tjerë kur dinë të jenë shumë egositë, dhe tepër të drejtpërdrejtë e të nxituar. Ata nuk e masin fjalën e tyre, ndërsa në rast të vërejtjes nga pala tjetër, shpejt do të fillojnë grindjen në të cilën kurrë nuk do ta pranojnë se janë fajtorë.
Binjakët
Ndryshimi është fjala e duhur për këtë shenjë të dyfishtë. Binjakët kanë dy anë të ndryshme të personalitetit, dhe kurrë nuk mund të jeni të sigurt në fjalën apo vendimin e tyre. Janë shumë të papërgjegjshëm, vështirë i qëndrojnë marrëveshjes, dhe shpesh vonohen.
Thjesht, në ta kurrë nuk mund të mbështeteni plotësisht. Fajin për këtë e ka luhatshmëria e tyre dhe dëshira për eksitim, e cila nuk i lë rehat.
Akrepi
Akrepët konsiderohen si shenja më fëmijërore, ndonëse këtë nuk do të mund ta thoshit deri sa të mos i njihni mirë. Është e saktë se njerëit e lindur në këtë shenjë kanë edhe mirë karakter, tregojnë pjekuri e arsye, por kjo vlen vetëm deri sa gjërat shkojnë sipas së tyres.
Në rast se vërejnë se nuk po ecën ashtu si e kanë menduar, AKrepët janë të prirur ta ndryshojnë disponimin. Atëherë nga kjo shenjë shumë e qetë dhe e matur mund të prisni sjellje agresive dhe grindje, në të cilët do të dëgjoni fyerje të shumëta.