Bota

Tronditet Londra, ISIS plan për të sulmuar sot paradën ushtarake

Screen Shot 2015-06-27 at 11.06.25

Britania e Madhe është tronditur sot nga dy lajme që lidhen me aktet të mundshme terroriste mbi të.

Një avion i linjës New York – Kuvajt është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Londrës, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dalë me një version zyrtar.

Nga ana tjetër, mediat britanike njoftojnë se një akt terrorist do të kryhej sot edhe gjatë një parade ushtarake. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një xhihadist të ISIS, i cili do të shpërthente sot një bombë.

Mjeti shpërthyes ishte një bombë artizanale si ato që u përdorën gjatë maratonës së Bostonit, ndërkohë që xhihadisti kishte lidhje me një agjent të shërbimeve sekrete britanike.

Autoritetet angleze kishin mbledhur fakte në lidhje me sulmin e sotëm, ndërsa nuk saktësohet pozicioni i agjentit britanik.

Kjo tentativë vjen brenda më pak se 24 orëve nga sulmet në Francë, Kuvajt dhe Tunizi.

Leave a Reply

Back to top button