Bota

Tronditje në Hollivud. Gjendet e vdekur një aktore, e hedhur në një gropë

Adea Shabani rezultonte e zhdukur qysh prej shkurtit. Policia e Los Angelesit ishte në kërkim të saj, ose të dinte se çfarë kishte ndodhur me aktoren 25 vjeçare. U gjet e vdekur dhe trupi i saj në fazë dekompozimi. Shabani u pa për herë të fundit më 23 shkurt. Kamerat e ndërtesës tregojnë këtë datë së bashku me të dashurin e saj. Kjo do të ishte hera e fundit e shfaqjes së saj. Kërkimi përfundoi të martën kur hetuesit gjetën trupin pa jetë të një gruaje që kishte karakteristikat e Shabanit. U gjet 650 km larg shtëpisë së saj, buzë një përroi në zonën e Spenceville, ku hetuesit gjetën mbetjet e një personi në një gropë pak të thellë në një rezervë natyrore në Nevada. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht që mbetjet t’i përkasin Shabanit, policia e Los Angelesit tha se bëhet fjalë për të. Ashtu si ndodh zakonisht i dyshuari i parë ishte i dashuri i vajzës, Christopher Spotz me të cilin shihet në video. Spotz ishte në një marrëdhënie tjetër sentimentale, e shoqëroi për një kafe në Hollivud për ta çuar më vonë në banesën e atë atit në kontenë e Yuba-s.

Gjithçka u shndrrua në çmenduri kur në automjet filloi një debat që do të kthehej në një sherr. Spotz vendosi atëherë ta lerë në Santa Clara, pak km nga apartamenti, sipas deklaratave të tij. Nuk ka të dhëna, as prova që të tregojë se Shabani ngjiti shkallët e banesës, ose që të ketë mbërritur në destinacion. Shabani ishte aktore dhe modele e pavarur. Spotz u largua nga Los Angelesi bashkë me të dashurën zyrtare. Policia lëshoi një kërkim të dytë për të, i cili u largua me një Toyota Tacoma. Pas një operacioni u lokalizua mjeti dhe filluan kërkimet në një perimetër prej 100 km që përfundoi në mënyrën më të keqe. I kërkuar nga forcat e policisë, Spotz vendosi të vrasë veten me një plumb në kokë. Sipas kriminalistikës Shabani u vra në po atë ditë ose të shumtën ditën tjetër. “Besoj se ai ka qenë i përfshirë në vdekjen e saj,” – u shpreh Hayes në një konferencë për shtyp. Mbetet mister mënyra se si e ka vrarë dhe arsyeja se pse. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button