Bota

“Trump i flet barkut, Hillary i flet mendjes, por amerikanët zgjedhin zemrën”

Psikolog dhe shkrimtar, eksperti i fushatave elektorale, gjykon strategjinë për votimin e nëntorit: “Republikanët synojnë te frika dhe ëndrra, demokratët tek optimizmi. Por në fund fiton kush është më i sinqertë”

Screen Shot 2016-08-02 at 19.08.34

“Na e mëson historia, por edhe psikologjia: Kur njerëzit kanë frikë për jetën e tyre, shohin njeriun e fortë si një burim. Për këtë arsye, admirimi i dukshëm i Donald Trumpit, për presidentin rus Vladimir Putin, nuk i trondit më aq shumë amerikanët: përkundrazi, gjithnjë e më shumë e ndajnë. Shumë shohin tek Putini një lider të vërtetë: ai që është në kontroll të gjërave, pikërisht atë lloj kontrolli që në Amerikë – mendojnë ata – tani mungon”. Psikolog dhe shkrimtar, profesor Dreë ëesten, i cili jep mësim Teorinë e Personalitetit në Universitetin Emory të Atlantës, e di se sa peshë kanë emocionet gjatë fushatës zgjedhore. Libri i tij “Mendja politike: Roli i emocioneve në fatin e një kombi” u shndërrua në Biblën e strategëve.

Po a nuk ishin rusët, armiku historik i amerikanëve?

Imagjinata ka ndryshuar thellë. Edhe të moshuarit e kanë harruar luftën e ftohtë prej pak kohësh. Mori fund që me vitet tetëdhjetë. Tani armiku është shteti islamik.

As hackerat e Kremlinit nuk shkaktojnë më frikë?

Por sor rreziku është një tjetër: fshihet mu përpara nesh. Në cilën qendër tregtare do të godasin terroristët? Në cilin lokal nate? Në cilën kishë apo sinagogë?

Kjo është arsyeja pse retorika anti-islam e Trumpit funksionon?

Edhe kjo. Çështja themelore është se sot elektorati mesatar amerikan është duke jetuar në një situatë të dominuar nga pasiguria. Gjëra që, mos të themi njëzet, por edhe dhjetë vjet më parë, as nuk do t’i kishte imagjinuar.

Dhe kështu, manjati udhëheq një fushatë elektorale, e cila është padyshim e kundërta e mesazhit të shpresës, i sjellë nga Obama dhe optimizmit, që ndjek sot Hillary. Cila ndjenjë do të mbizotërojë?

Unë mendoj se komentuesit, amerikanët mbi të gjitha, por edhe ju evropianët e keni gabim që mendoni se mesazhi i Trumpit është i fokusuar vetëm në frikën. Për zgjedhësit e tij nuk është kështu, në të vërtetë, ata e konsiderojnë Trumpin një mesazh shprese, shumë më efektiv se sa ai i demokratëve.

Një ëndërr e re amerikane?

Kur Trumpi thotë ta “bëj sërish Amerikën të madhe”, i përcjelll ata, me mendime, në Amerikën e prindërve të tyre, ku çdo gjë ishte, të paktën në dukje, e lehtë. Trumpi flet për barkun e një elektorati të përbërë kryesisht nga njerëz që kurrë nuk do të kishin imagjinuar të shihnin vendin e punës në rrezik, që do të ishin në situatën ku mund të humbin shtëpinë, makinën dhe të gjitha komponentët e ëndrrës amerikane. Ata zbuluan dobësinë e tyre ndaj krizës së vitit 2008. Dhe që atëherë ata kanë frikë: po, paradoksalisht, frika e tyre përkon me ardhjen e Barack Obamës.

Por ndërkohë, ekonomia është rimëkëmbur, Amerika duket se ka dalë nga Recesioni i Madh.

Ndjesia e pasigurisë ka mbetur: e ushqyer, tani, nga frika prej terrorizmit. Dhe ajo ndjenjë e mosbesimit të thellë ndaj fuqive të mëdha – bankat e mëdha, politikanët – në vend të zvogëlohej, është rritur. Obama ka bërë shumë gjëra: por këta njerëz e qortojnë që nuk u përball me korrupsionin e ëall Streetit. Madje, paradoksalisht, stimujt që rimëkëmbën ekonominë janë parë si dhurata e radhës që u është bërë të njëjtëve pasanikë. Dhurata nga të cilat – mendojnë ata – nuk ka përfituar aspak Trumpi; njeriu që pothuaj për definicion, është “i bërë vetë”. Por kujdes: nuk është një arsyetim që zhvillohet vetëm djathtas. Në të majtën, të njëjtin argumentim ka përdorur Bernie Sanders.

Dhe Hillary? Në cilin vend e vendosni në këtë shkallë, që luhatet mes frikës dhe shpresës?

Niset në disavantazh për shkak se ajo shihet si vazhdimësi e kësaj politike: Duke filluar me mbiemrin që ka. Pastaj si në të djathtë, edhe në të majtë nuk ia falin atë karakter që ka: kaq të rezervuar, sa të ngjallë mosbesim.

Ku hyn këtu të qënit e rezervuar?

Në politikë, amerikanët duan ndershmëri. Kur nuk mjafton mendja, duhet t’i lëvizësh me zemër. Zgjedhësi mesatar amerikan do të dijë ekzaktësisht se cfarë mendon, cilat janë vlerat e saj: sepse tek ata do të bazohet më tej politika e saj. Deri tani, Hillary është rrëfyer pak. Vetëm në Konventë u duk se doli si personi që të gjithë mund ta kuptojnë.

Ka gjetur edhe ajo rrugën ëpr t’i folur zemrës së amerikanëve?

Nëse do arrijë të ruajë atë hap, ndoshta po. Me fjalimin në Konventë, më në fund foli për veten: rrugëtimin e saj, vlerat e saj, betejën e saj personale. Por duhet të bëjë një përpjekje më shumë dhe të flasë me gjuhën e amerikanit të mesëm. Në këtë pikë, karta e gjyshes së vëmendshme ndaj fëmijëve mund të rezultojë më efikase, se sa ajo e politikanes eksperte, ku është bazuar deri më sot. /Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button