Bota

Trump: Jam gati ta takoj Kim Jong-un

Screen Shot 2016-05-18 at 09.59.12Kandidati republikan për President, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të diskutuar mbi programin nuklear të Penianit. “Unë do të bisedoja me atë, s’do ta kisha aspak problem që ta takoja”, tha biznesmeni për Kim Jong-un gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Po ashtu, Trump deklaroi se nuk mbështeste vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, për aksionet ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se kohë më parë, manjati i pasurive të paluajtshme tha se kishte respekt për shefin e Kremilinit.

Aktualisht, marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë të ngrira dhe nuk ka pasur asnjë takim bilateral, aq më pak në nivel presidentësh. Pas këtyre deklaratave të Trump, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kampit demokrat të Hillary Clinton, duke i quajtur qëndrimet e Trump mbi politikën e jashtme si “të pakuptimta” dhe “të çuditshme”. /TCH/

Leave a Reply

Back to top button