Bota

Trump në tryezë me Shinzo Aben, Korea e Veriut lëshon raketë në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut ka kryer një provë të re raketore, duke lëshuar një raketë që ka udhëtuar për rreth 500 kilometra para se të bjerë në Detin e Japonisë. Lajmi është transmetuar nga CNN duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut. Eshtë i pari testim raketash i Phenianit që kur Donald Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi erdhi pasi presidenti amerikan u ul në tryezë bisedimesh me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Florida./bota.al

Leave a Reply

Back to top button