Shkence

Truri plastik: mund të ‘dëgjojë’ edhe me sy

Screen Shot 2016-06-26 at 10.18.07 AMI specializuar, por fleksibël:zonat e ndryshme të trurit tonë, nuk kanë frikë të ndryshojnë funksion. Në fakt, kërkimet e fundit tregojnë se në situata të caktuara, një zonë që është e specializuar në një detyrë të caktuar, mund të kryejë diçka tjetër. Ky është rasti i zonave vizuale. Një studim i kryer nga Universiteti i Jeruzalemit, dhe i publikuar në revistën “Cerebral Cortex” tregon se tek njerëzit e verbër që nga lindja, përdorimi i një mjeti që konverton stimujt vizualë në stimuj zanorë aktivizon ende zonat vizuale, edhe pse këta individë nuk kanë “parë” kurrë në kuptimin e zakonshëm që ka kjo fjalë.

Instrumenti përkthen linjat dhe kthesa e mjedisit në tinguj, të cilat personi trajnohet t’i njohë. Pra bëhet fjalë për të transformuar të dhënat, të cilat në përgjithësi mbërrijnë në tru në një mënyrë të caktuar (vizuale), në informacion dëgjimor që megjithatë “merret përsipër” nga të njëjtat fusha që menaxhojnë të dhënat vizuale. Plasticiteti është një avantazh, por ai gjithashtu mund të jetë një kufizim, siç tregohet nga një rast i publikuar së fundmi nga Cimec në Rovereto (Trento).

Një grua, me shikim të dëmtuar nga lindja, mund të rifitojë shikimin falë një transplanti të kornesë së syrit. Megjithatë lëvorja e saj vizuale, qe “përdorur” ndërkohë në procesin e stimujve dëgjimorë dhe ndijimorë, i nevojshëm për jetesën e saj të përditshme. Ky ndryshim i specializimit e ka bërë më të vështirë (dhe jo tërësisht efektiv) rikuperimin e shikimit, pasi nuk mjafton vetëm të kesh sy që funksionojnë:duhet edhe që truri të “kuptojë” se çfarë është duke parë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button