Bota

Tsipras: Një betejë u fitua. Tani negociatat e vështira

Screen Shot 2015-02-21 at 8.46.04 PMEshtë i kënaqur Alexis Tsipras. I kënaqur se ka “fituar një betejë”, por gjithësesi i vetëdijshëm që kjo nuk nënkupton aspak se ka fituar luftën. Përkundrazi, e sigurtë është se para ka negociata shumë të vështira për të ardhmen e Greqisë.
Marrëveshja e arritur dje me Eurogrupin në Athinë është një motiv kënaqësie, por deri në një farë pike. Athinës i është dashur të pranojë zgjatjen e kushtëzuar të planit të shpëtimit dhe të vazhdojë të flasë me Trojkën, por kryeministri është i kënaqur që janë anuluar “angazhimet e qeverisë së mëparshme për shkurtim pagash dhe pensionesh, për largimet nga puna në sektorin publik, për rritjen e TVSH mbi ushqimin dhe ilacet”.

Leave a Reply

Back to top button