Analiza

Tsipras & Syriza. Ku po shkon Greqia?

Tsipras

Elisa Perrigueur 
Deputetët grekë dështuan ditën e hënë më 29 dhjetor në zgjedhjen e presidentit.. Më 25 janar 2015, grekët do të shkojnë në zgjedhje të reja të parakohshme për të zgjedhur Parlamentin e ri – Vouli i cili përbëhet nga 300 deputetë. Koalicioni i të majtës radikale Syriza është në krye të sondazheve me 29.9% sipas sondazhit të bërë nga Palmos Analysis, shqetëson tregjet dhe instancat evropiane. Në sallën e Parlamentit  ditën e hënë  71 deputetët e Syriza përshëndetën rezultatin  e zgjedhjeve me tre raunde, që do të mund t’i lejojë partisë së tyre të vijë në pushtet.
Çfarë politike mbron Syriza?
Syriza lindi në fillim  të viteve 2000, si koalicion i majtë radikal i cili ka përparuar gjatë krizës ekonomike në Greqi nga viti 2008, duke duke ndjekur një politikë kundërshtuese për masat shtrënguese. Ndërmjet propozimeve të tij:
Një moratorium për borxhet private ndaj bankave ;
rritjen e pagës minimale;
anullimin e rreth dy të tretave të borxhit publik;
vendosjen e një  “klauzole zhvillimi”;
rikapitalizimin e bankave, pa kontabilizuar shumat në borxhin publik të vendit.
Pas gjashtë viteve reçesion dhe masave shtrënguese, Syriza gjithnjë e më tepër po rrit numrin e votuesve të saj, megjithëse arritjet ekonomike për 10.8 milion banorë janë pak të dukshme. E ardhura mesatare ra 35% nga viti 2009 deri në vitin 2013, papunësia në shtator arriti në  25,7 %, pagesat e prapambetura ndaj shtetit në fund të nëntorit ishin 71,5 miliard euro…
Cilat janë shanset për  zgjedhjet parlamentare?
Syriza mori rreth 26,8%  të votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 17 qershor 2012. Në zgjedhjet evropiane të majit 2014, ajo grumbulloi 26,7 % të votave. Nëse këto fitore i kanë dhënë asaj krahë, fitorja në zgjedhjet e ardhshme ende nuk është arritur. Sigurimi i 151 deputetëve në Parlament është i nevojshëm për të qeverisur vendin, një shumicë që sipas sondazheve të fundit nuk mund të arrihet nga Syriza. Partisë do t’i duhet të bashkëpunojë me forca të tjera politike. Dimar, një parti e vogël e majtë, mundet të përpiqet që të bashkohet me Syrizan. Një marrëveshje parimi ka gjasa që mund të gjindet midis tyre, por kjo mbetet që të  miratohet nga udhëheqjet e të dy partive.
Përse Syriza “frikëson” tregjet financiare?
Partia Syriza këmbëngul vazhdimisht: ajo nuk dëshiron daljen e vendit nga zona euro – por vetëm rishikimin e  politikave shtrënguese, më në veçanti rinegocimin e marrëveshjeve. Këto dy marrëveshje kuadër të aprovuara me trojkën (FMN, Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian), imponojnë reforma ekonomike për të rivendosur gjallërimin e finacave publike në këmbim të huave me një vlerë prej 240 miliard euro. Perspektiva që Syriza do të vazhdojë zbatimin e reformave të zbatuara qysh prej vitit 2010 shqetëson aktorët e tregjeve financiare. Ditën e hënë, Bursa e Athinës humbi deri 11 % para se të mbyllej me -3,91 %.
Komisioni Evropian, i cili në përgjithësi nuk ndërhyn në politikën e shteteve anëtarë, e sheh gjithashtu me një sy të keq ngjitjen e të majtës radikale. Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të ngulte këmbë duke shpjeguar se ai “nuk do të donte që forca ekstreme të vinin në pushtet” në Greqi dhe se ai  “preferonte të shihte fytyra familjare në janar”. Ndërsa Komisioneri Pierre Moscovici u bëri thirrje zgjedhësve grekë që të mbështesin reformat “e favorshme për rritjen ekonomike”, duke preferuar partitë e qeverisë aktuale, Demokracinë  e re (e djathta konservatore) dhe Pasok-un (socialiste).
Kush është  lideri i partisë, Alexis Tsiprasi?
Në më pak se një dekadë, Alexis Tsipras është bërë një figurë e njohur e politikës greke. Me profesion inxhinier ndërtimi, me moshë 40 vjeç, ai frymëzzon të majtën evropiane. Ai, hapat e tij të para i ka bërë në gjirin e rinisë komuniste, në fund të viteve 1980, më pas hyri në lëvizjen e rinovuesve e cila bëri ndarjen me Partinë Komuniste greke, KKE (Kommounistiko Komma Elladas). Kjo lëvizje  u bë  më pas koalicioni Syriza. Alexis Tsipras ka qenë në një kohë të parë  drejtues i rinisë, para se të ngjiste shkallët e partisë dhe të synonte Bashkinë e Athinës në vitin 2006. Alexis Tsipras nuk ka reshtur së denoncuari fort politikën e masave shtrënguese ekonomike. Ai nuk ka hezituar  të ngrejë tonin kundra kancelares gjermanee, Angela Merkel. Në  maj të vitit 2012, me rastin e një mbledhje të Partisë komuniste franceze dhe të Frontit të majtë  ai u shpreh hapur në Asamblenë kombëtare franceze: “Greqia është një vend sovran. Nuk i takon kancelares Merkel të vendosë në se shkojmë drejt një referendum apo jo. Kancelarja Merkel duhet të kuptojë se ajo është një partnere si të tjerët  (…) në një eurozonë  pa qeradhënës dhe pa pronarë”.
Sot, Alexis Tsipras beson në fitoren e tij. Në përfundim të dështimit të turit të tretë të zgjedhjes së  presidentit, ai shprehet: “Populli është i vendosur t’i japë fund masave shtërnguese dhe marrëveshjeve. Qeveria Samaras i përket tashmë së kaluarës”./Le Monde/
s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button