Bota

Tsiprasi sfidon Trojkën: drita falas dhe ushqim për 300 mijë familje

Screen Shot 2015-02-28 at 16.31.03Ka nga ata që e shohin si sfidën e radhës që Alexis Tsiprasi i bën BE-së. Pasi ka firmosur një marrëveshje me anë të të cilës angazhon qeverinë e tij që të mos marrë nisma, të cilat do të rëndonin në buxhet, për shkak të nevojës për të mbajtur në rregull bilancin, tani kryeministri grek shpall masa që, në një farë mënyrë shkojnë kundër kësaj linje kursimi. Për cfarë bëhet fjalë? Energji elektrike falas dhe ndihma në ushqime për 300 mijë familje të varfëra, si dhe një normë që i pengon bankat të konfiskojnë shtëpinë e parë. “Eshtë koha të qeverisim dhe jo vetëm të flasim dhe mund të garantoj se nuk do të kemi një plan të tretë shpëtimi në korrik”, ka deklaruar me vendosmëri Tsiprasi.
E pashmangshme rindezja e tensioneve me kredidhënësit (BE dhe Gjermania të parët, por edhe FMN e BQE). Tsiprasi duhet të bëjë shumë kujdes dhe është i detyruar të lëvizë, si një ekuilibrist, duke iu përmbajtur angazhimeve që ka marrë dhe në të njëjtën kohë duke i bërë ndonjë lëshim popullit që e ka votuar. Sondazhet duket se e shpërblejnë: Sipas Parapolitikas, gëzon 42% të mbështetjes, 6% më shumë në krahasim me zgjedhjet. Dhe tre të katërtat e grekëve janë të bindur se qeveria po ecën mirë.

Leave a Reply

Back to top button