Bota

Turqi, 1300 arrestime në një javë

Më shumë se 1,300 të arrestuar në javën e fundit në Turqi në 250 operacione anti-terroriste. Lajmi u njoftua nga një buletin i Ministrisë së Brendshme, sipas të cilit të paktën 792 janë të dyshuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të rrjetit të Fethullah Gulenit e që përfunduan në pranga, 147 prej të cilëve më pas u arrestuan edhe zyrtarisht. Bastisje masive edhe kundër militantëve të dyshuar të PKK kurde, me 520 të arrestuar. Aksioni i fundit ndodhi në agim sot, me 230 të burgosur të tjerë në shtatë krahina, nga Stambolli deri në lindje të Turqisë. Në javën e fundit, përfunduan në pranga 45 të dyshuar për lidhje me ISIS. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button