Bota

Turqia do ta ndërtojë aeroplanmbajtësen e saj: Slogani i ri për dominim në rajon – besim për mikun, frikë për armikun!

Screen Shot 2016-06-18 at 5.20.36 PM

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se pas anijes së llojit amfibi, Turqia do të jenë në gjendje të bëjë edhe aeroplanmbajtëse.

“Forcat e Armatosura Turke do ta kenë aeroplanmbajtësen e tyre. Nëse besoni dhe këmbëngulni, mund të jeni të suksesshëm”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Binali Yildirim tha se shteti i fuqishëm është i mundshëm me ushtri të fuqishme.

“Rreth nesh është një unazë të zjarrtë dhe shumë popuj të shtypur janë duke pritur mbështetjen tonë. Prandaj, nuk është e mjaftueshme që vetëm në Turqi ta zhvillojmë aftësinë e mbrojtjes tonë”, tha kryeministri turk. “Të gjithë këto kanë për qëllim të përforcojnë aftësinë tonë për mbrojtje dhe parandalim: besim për mikun, frikë për armikun”. /AA/

Leave a Reply

Back to top button