Bota

Turqia: Dy herë e kemi paralajmëruar Francën për atentatorin

turqia dy here

Turqia e ka njoftuar dy herë Francën, në dhjetor 2014 dhe qershor 2015, në lidhje me njërin prej atentatorëve të sulmeve vetëvrasës të të premtes në Paris, që shkaktuan vdekjen e mbi 130 vetëve, bëri të ditur një zyrtar i lartë turk. Turqia mori një kërkesë zyrtare për informacion mbi Ismael Mostefain vetëm pas sulmeve të të premtes, tha zyrtari turk. Mostefai kishte hyrën ë Turqi në vitin 2013, por nuk ishte regjistruar të largohej nga vendi.

Mostefai, 29 vjeç nga Chartres, në jugperëndim të Parisit, është i vetmi atentator që është emërtuar zyrtarisht nga policia. Ai u identifikua për shkak se një prej gishtave të tij u gjend në vendin ku shpërthyen bombat.

Turqia kishte marrë fillimisht një kërkesë për informacion nga Franca në 10 tetor 2014, në lidhje me katër të dyshuar si terroristë, por gjatë hetimit kishte identifikuar një të pestë, pikërisht Mostefain. Turqia e njoftoi dy herë Francën, por mori përgjigje vetëm pas sulmeve të të premtes./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button