Bota

Turqia ka vite që lejon grupet xhihadistë të lulëzojnë. Kështu që, kujdes nga arsyet e saj për të rrëzuar avionin rus

ANALIZA E THE INDEPENDENT / Turqia nuk ka interes në një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, që fuqitë botërore poe  negociojnë. Turqia do të përpiqet ta rikthejë fokusin tek regjimi i Assadit si dhe të zhbëjë humbjet që ka pësuar si në Siri, ashtu edhe gjeopolitikisht. Kështu që, vendimi për të rrëzuar avionin rus, me shumë gjasë ka patur faktorë të tjerë politikë prapa

Screen Shot 2015-11-25 at 08.34.40

The Independent

Turqia po dëshpërohet gjithnjë e më shumë. Nën presidentin Erdogan dhe partinë e tij, AKP, politikat e saj ndaj konfliktit në Siri gjatë 4 viteve të fundit kanë qenë të keqorientuara dhe të kushtueshme. Kur shpërtheu konflikti në 2011, Ankaraja gabimisht nënvlerësoi forcën e regjimit të Assadit dhe mbështeti grupet islamiste që kërkonin rrëzimin e tij. Në ndërkohë, Turqia gjithashtu margjinalizoi kurdët dhe armiqësoi fuqitë rajonale si Irani.

Për shumë vite, duket se Assadi do të qëndrojë në pushtet dhe regjimi i tij do të jetë pjesë qendrore e një plani tranzicioni, një që fuqitë e huaja po e negocionin fundjavën e kaluar. Rivali rajonal i Turqisë, Irani, është një aktor kryesor që nuk mund të injorohet më nga perëndimi. Jo vetëm që aleanca pro Assad ka tashmë mbështetjen e Rusisë në anën e vet, por edhe komuniteti ndërkombëtar nuk është më i fokusuar në rrëzimin e regjimit – ai është më i shqetësuar në luftimin e grupeve xhihadiste si ISIS.

NDryshimi i fokusit është një goditje domethënëse për Erdoganin. Vite mbështetje dhe investime për grupe islamike, si Jabhat al Nusra (dega e al Kaedës në Siri) dhe Ahrar al Sham tani shkojnë dëm. Ankaraja ka luajtur një rol domethënës në lejimin e ISIS dhe grupe të tjerë të lulëzojnë në Siri. Turqia ka mbyllur një sy ndaj grupeve xhihadiste që hynin në Siri përmes Turqisë, si dhe ndaj përdorimit nga ana e tyre të Turqisë si një pikë tranziti për futje financimesh në Siri.

Ndërkohë, kurdët në Siri janë tashmë një aleat i qëndrueshëm perëndimor dhe kanë krijuar, në ndërkohë, një rajon kurd autonom i cili ka rigjallëruar nacionalizmin kurd në Turqi dhe në të gjithë rajonin – ndërkohë që vetë Turqia vazhdon një fushatë ushtarake brutale për të shtypur kurdët.

Me fjalë të tjera, Turqia nuk ka interes në një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, që fuqitë botërore poe  negociojnë. Turqia do të përpiqet ta rikthejë fokusin tek regjimi i Assadit si dhe të zhbëjë humbjet që ka pësuar si në Siri, ashtu edhe gjeopolitikisht. Kështu që, vendimi për të rrëzuar avionin rus, me shumë gjasë ka patur faktorë të tjerë politikë prapa – sidomos duke patur parasysh që avioni, me aq sa dihet, nuk përbënte rrezik për sigurinë kombëtare.

Brenda vendit, Erdoganit i nevojitet një klimë frike dhe pasigurie. Kjo funksionoi në zgjedhjet e parakohshme në fillim të këtij muaji, gjatë të cilave ai rifitoi shumicën që kishte humbur në zgjedhjet e qershorit, pas disa muajsh bombardimesh, dhune dhe retorike përcarëse.

Rrëzimi ia vionit rus nga Ankaraja mund të rezultojë një shmangie e dobishme, teksa ajo përpiqet të intensifikojë fushatën ushtarake kundër kurdëve, sidomos në provincën Mardin të dominuar nga kurdët. Këto taktika nuk do të jenë pa kosto afatgjata dhe do të dëmtojnë shanset për paqe në Siri, ashtu sikurse edhe përpjekjet e Perëndimit për të mposhtur ISIS-in.

Perëndimi e zbuti dhe e mbështeti Erdoganin në prag të zgjedhjeve, me qëllim sigurimin e një marrëveshjeje me Ankaranë për krizën e refugjatëve. Tani mund të jetë penduar.

Erdoganit nuk i është bërë asnjëherë vonë për BE-në dhe ai ka kërkuar vetëm angazhim me perëndimin kur është gjendur nën presion brenda vendit. Por Turqia nuk është një aleat i domosdoshëm dhe nuk duhet konsideruar si i tillë. Nëse Perëndimi nuk fillon të ushtrojë seriozisht trysni, Erdogani do të ketë shumë pak stimuj për të ndalur politikat e tij të dëmshme.

The INdependent – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button