Bota

Turqia në telashe. A është Ataturku ilaçi?

 

Screen Shot 2016-07-05 at 08.07.08Nga Todd G. Buchholz

Turqia është në telashe. Sulmet vrastare të së martës në aeroportin e Stambollit lanë 41 të vdekur dhe treguan se armiqtë e betuar e shoqërisë civile turke po komplotojnë nga brenda. Përgjatë kufijve, ju mund të gjeni ISIS, al Qaeda dhe ushtri siriane, të gjithë armiq. Brenda kufijve të saj, Turqia ndjehet e copëzuar, me Presidentin Recep Tayyip që po shtyp separatistët e dhunshëm kurdë, ashtu si edhe gjykatësit jo të dhunshëm që po vënë në pikëpyetje autoritetin e gjerë të tij dhe kritikojnë hapat që ka ndërmarrë për ta kthyer sërisht islamin në sheshin publik dikur laik. Muajin e kaluar, rebelët hodhën në erë një stacion policie në Stamboll, policia e tij bastisi zyrat e gazetës më të madhe (Zaman) dhe shkarkoi Kryeministrin e tij.

Ai i quajti gratë që punonin në vend që të rrisnin fëmijët dhe të bënin punë në shtëpi si “gjysmënjerëz”. Një pesimist mund të thotë se situate është e pamundur, se turqit dhe udhëheqësit e tyre thjesht nuk kanë dëshirën, shtytjen apo talentin për t’u bërë bashkë në një shoqëri më civile. Por pesimistë të tillë harrojnë se sfidat u tejkaluan pothuajse 90 vite më parë nga Kemal Ataturku, babai i Republikës Turke, emrin e të cilit mban aeroporti i Stambollit. Për shkak se Ataturku qe një laik i devotshëm dhe Erdogani është një mysliman i devotshëm, është e vështirë për Erdoganin …

[real3dflipbook id=”1225″]

Leave a Reply

Back to top button