Bota

Turqia rihap bazën ushtarake për avionët amerikanë

Screen Shot 2016-07-17 at 6.26.59 PMTurqia ka lejuar avionët luftarakë amerikanë që të rifillojnë sulmet ajrore në Siri dhe Irak nga baza ajrore e Inçirlikut, njoftoi sot Pentagoni, pas një grusht shteti të dështuar dhe arrestimeve që e pasuan, të cilat shkaktuan mbylljen e bazës dhe tronditjen e marrëdhënieve tashmë të brishta midis dy vendeve.

“Pas bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë turq, ata kanë rihapur hapësirën ajrore të saj për avionët ushtarakë”, tha zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook. Sulmet ajrore kundër objektivave në Siri dhe Irak kanë rifilluar “në të gjitha bazat ajrore në Turqi”, shtoi ai./bota.al

Leave a Reply

Back to top button