E reja e fundit e rrjetit social është një funksion që përmbledh për përdoruesit të gjithë atë që kanë humbur ndërkohë që nuk kontrollonin timeline-in
Të thërras kur ti ishe larguar. (Ndërkohë që ishit gjetkë). Është funksioni i ri i menduar nga twitter për t’u siguruar që përdoruesit e saj nuk humbasin, nëse ajo do të funksionojë siç duhet, të paktën një nga mesazhet më të rëndësishme për ta. Një permbledhje për të gjithë ato që kanë ndodhur ndërkohë që nuk ishe duke parë timeline-n, e përzgjedhur nga një algoritëm e që duhet të lejojë të mbajë ritmin me llogarinë që ndiqet pa t’u dashur patjetër ta kontrollosh në mënyrë obsesive atë që po ndodh on line. “Me disa përmirësime në timeline ka shkruar twitter në një postim që shpall risinë mendojmë të bëjmë një punë më të mirë për ta mirëmbajtur këtë premtim, pa kompromentuar natyrën e vërtetë të kohës në twitter”. Tashmë i përdorshëm për përdoruesin e sistemit iOS, funksioni së shpejti do të arrijë edhe për Androidin.