Psikologji

 “U përpoqa të helmoja veten me ilaçe”. Mesazhi më i bukur për çdo prind, nga Josh Shipp

“Unë u përpoqa të helmoja veten me një kuti ilaçesh. Në fakt, arsyeja ishte se nuk i besoja askujt dhe kur kujtoj për kohët e shkuara, pyes veten “Si kam mundur mos t’i bësoj askujt që nga koha kur prindërit e mi ndërruan jetë, apo që nga koha kur më ofendonin shumë në shkollë?”. Por pas shumë vitesh ja ku jam, 40 vjeç dhe duke inauguruar shtëpinë time të strehimit për fëmijët jetimë. Kështu ishte edhe jeta ime në fëmijëri. Dëbohesha nga njëra shtëpi dhe detyrohesha të zhvendosesha tek një shtëpi tjetër me njerëz që ishin totalisht të huaj për mua, por që, në fakt, tani ishin babai dhe mamaja ime e re.

Rasti që dua t’ju paraqes, ishte ai kur unë isha 14 vjeç dhe duhet të zhvendosesha në shtëpinë e një burri të ruajtur Roadney. Ai po qëndronte në derën e shtëpisë dhe sa e pashë, mendova me vete “Boh, do ta kem të vështirë jetesën me të”. Ai ishte i shëndoshë dhe kishte një pamje shumë të ashpër.

Çdo ditë në atë shtëpi mendoja se çfarë duhet të bëja që ai të më dëbonte. Nuk e duroja dot në fillim. Doja të më dëbonte, ndaj nisa të tregohesha i pasjellshëm, mosmirënjohës ndaj tij, u vija zjarrin gjërave, por prapë, edhe pas tri vitesh me këtë sjellje, ai nuk më dëboi nga shtëpia. Ndaj, unë vendosa ta ndaloj lojën time.

Një ditë shkova në një bankë të vogël në qytet dhe vendosa të hap një llogari kursimi. Futa rreth 90$ në fillim  dhe pas shumë kohësh, me kursimet që mbyllja dhe me interesat e bankës, unë sigurova rreth 10.000$. Bleva një makinë të thjeshtë dhe një natë dola të bëja shëtitje me të. Po ecja me 130 km/orë dhe në atë kohë nuk kisha as leje drejtimi për automjetin, apo siguracione për të. Policia më kapi dhe më dërgoi në burg.
Unë telefonova Roadney-n dhe i thashë : “Roadney, jam në burg. Do të të tregoj çdo gjë, kur të jesh këtu. Të lutem, a mund të vish e të më nxjerrësh që këtu?”.
Ai ma ktheu : “Po, unë do të vij të të nxjerr nga burgu, por jo sonte”.

Roadney ishte nga ata tipa që i linte kohë fëmijëve për t’u kënaqur me arritjet e tyre, por edhe për t’u mërzitur me budallallëqet e tyre. Të nesërmen, ai pagoi shumën që kërkohej dhe më nxori nga burgu, ashtu siç më premtoi. Gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, askush nga të dy nuk tha gjë. Kur hymë në shtëpi, më pyeti : “A mund të ulemi e të flasim?”. Aty e kuptova se kishte ardhur momenti. Ai dhe gruaja e tij do të më dëbonin nga shtëpia e tyre.

Roadney më tha : “Ti mund të përpiqesh sa të duash të bësh gjëra të nxituara, por ne nuk të shohim ty si një problem. Ne të shohim si një mundësi”.

Që në atë moment, gjithë skepticizmi im doli në sipërfaqe. Mendova “Sa gjë idiote për t’ia thënë një djali 17 vjeçar këto fjalë”, por pastaj u mërzita me veten që mendova ashtu, sepse ai e kishte shumë seriozisht atë që më tha. Ai nuk e mori parasysh se çfarë isha, apo se sa keq po sillesha me të. Roadney pa tek unë atë që unë mund të bëhesha në të ardhmen. Mund ta them me siguri, ai ishte momenti kur unë nisa të ndryshoj.

Çdo fëmijë është një vendim larg nga të qenurit në statistikat e atyre që bëjnë vetëvrasje. Duhet vetëm një i rritur që përkujdeset për ta. Unë fatmirësisht nuk u bëra pjesë e atyre statistikave.

Çdo fëmijë vetëm me përkujdesjen e një të rrituri është një hap të qenurit një histori suksesi. Çdo fëmijë që po ecën në rrugën e duhur, ka pasur të paktën një marrëdhënie të qëndrueshme me një të rritur mbështetës. Bëhu ti ndryshimi që fëmija yt të jetë një histori suksesi në të ardhmen!” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button