Bota

Udhëtarët e tmerruar, shikojnë me frikë shkatërrimin e pjesëve të aeroplanit (Foto)

Screen Shot 2016-08-29 at 06.21.59Aeroplani i kompanisë Southwest Airlines, që ishte nisur nga Luisiana për në Orlando të Floridës, është dashur të bëjë ulje emergjente në Pensacila.

Derisa ishte në fluturim, këtij aeroplani i janë shkatërruar disa pjesë me zhurma të mëdha që kanë tmerruar udhëtarët, transmeton Telegrafi.

Mbi ulëset e pasagjerëve kanë dalë maskat për furnizim me ajër, ndërsa stafi është vënë në shërbim që të ndihmojë të pranishmit.

Në Twitter janë publikuar fotografitë e një çifti që mban këto pajisje që ndihmojnë frymëmarrjen, si dhe pamjet e pjesëve të aeroplanit të dëmtuar rëndë.

Zëdhënësi i kompanisë ajrore ka thënë se kanë filluar hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi këtë aksident në mes të fluturimit. /Telegrafi/

Screen Shot 2016-08-29 at 06.22.15

Screen Shot 2016-08-29 at 06.22.10

Screen Shot 2016-08-29 at 06.22.04

Leave a Reply

Back to top button