Enciklopedike

Ungjijtë apokrifë, të fshehur dhe shkatërruar nga Kisha

Nga Seria: Legjendat “e zeza” të Vatikanit

Screen Shot 2015-06-08 at 16.03.45

Ungjijtë e pranuar nga Kisha janë katër: i Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit. Por tekstet e prodhuar nga komunitetet e krishterë të shekullit të parë janë shumë më tepër. Mes tyre, të ashtuquajturit ungjij apokrifë (të paprovuar): një term me origjinë greke që fjalë për fjalë përkthehet “i fshehur”. Dhe që ka nxitur shumëkënd të arrijë në konkluzionin që ata tekste janë fshehur prej hierarkive kishtare. Këto të fundit ishin të gatshme të konsideronin heretike cdo lëvizje që bënte sipas atyre teksteve, por përkundër asaj që thotë shkrimtari Dan Broun në librat e tij, Kisha nuk kishte asnjëherë nevojë që t’i kundërvihej botimit: dënimi i tyre e kish mbyllur cështjen që 1800 vjet më parë. Shembulli ndoshta më i përmendur është ai i Ungjillit sipas Judës (që rivlerëson figurën e apostullit “tradhëtar”). Ashtu si dorëshkrimet e zbuluar në vitin 1945 në Nag Hammadi në Egjipt, ky apokrif u redaktua ndoshta rreth shekullit II në brendësi të një prej sekteve gnostikë të pranishëm në kristianizmin e fillimit dhe i hedhur poshtë si heretik në po të njëjtin shekull. Nga ky tekst, i konsideruar i humbur, në vitin 1978 u identifikuan fragmente në një kod të zbuluar në El Minya në Egjipt. Por më pas nga dorëshkrimi u humbën gjurmët në sorollatjet e tregut të të antikuarëve (gjë që ushqeu zërat për një shkatërrim të tyre për qëllime censure) deri kur në vitin 2000 u ble në një ankand, u përkthye dhe u botua duke filluar që nga viti 2006./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button