Manchesteri zgjedh mbretin
Britania e Madhe nuk është Amerika, toka e ëndrrave: në këto anë, gjithçka thuhet troç, kështu që, një person si Hoze Murinjo, Makiaveli portugez, shkon fare mirë. Por Mbretëria e Bashkuar është edhe një vend ku pëlqehen sjelljet elegante, kështu që një vizionar klasi si Pep Guardiola, padyshim që i magjeps njerzit. Edhe një ditë nga derbi i Mançesterit, më i kushtueshmi i të gjitha kohërave, po të kesh parasysh futbollistët në dispozicion: sipas një artikulli të botuar nga Times dy ditë më parë, 22 lojtarët e mundshëm që do e nisin nga minuta e parë, kanë një vlerë totale prej 700 milionë Euro. Dhe nuk është folur për vlerën e dy trainerëve: së bashku, marrin 40 milionë euro në sezon.
Diçitura United-City është zëvendësuar nga “jose vs Pep, edhe dy ditë”, siç shkruante dje Daily Mail. Murinjo përballë Guardiolës, pastaj vjen pjesa tjetër. Anglia është gati të shijojë sfidën e bankinave botërore, madje dhe me aparate sigurie që, në Old Trafford, do të kontrollojnë së largmi dy trainerët. Eshtë e pamendueshme që në një fushë futbolli angleze, të mund të përsëriten episodet që janë parë në Madrid. Këtu, maksimumi mund të ndodhë që Vengeri t’i japë një shtytje të lehtë Murinjos, por më e rënda, në vitin 2014, ndodhi në Stamford, stadiumin e Chelseat, ku zonat e trainerëve u kufizuan. Old Trafford paraqet një garanci, për pjesën tjetër do të mendojnë stjuardët dhe policët.
Përballjet
Njeriu që mendon se qëllimi justifikon mjetet, përballë njeriut të vizioneve. Mou kundër pep është një përplasje filozofiko-sportive, por Anglia e vjetër nuk joshet prej aspekteve kulturore. Vigjilja e gjatë i është larguar kronikës dhe i ka dhënë hapësirë mbi të gjitha episodeve më të “përgjakshëm”. Me mendjemadhësinë britanike, janë përqëndruar tek teprimet e dy trainerëve latinë: një portugez dhe një katalanas, skajet e gadishullit iberik. Britania e Madhe ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira me Portugalinë, në emër të rivalitetit të përbashkët me perandorinë e vjetër të Spanjës, por edhe Katalonja ka gëzuar simpatinë e Mbretërisë së Bashkuar: gjithmonë me logjikën për të goditur nga krahët qeverinë e Madridit. Pra, një ndeshje në barazi: Mopu Pep, 11. Ka nga ata që po ndjekin një rrugë të veçantë. Versioni në internet i gazetës Manchester Evening News i ka dedikuar nga dy speciale mënjanë, dy trainerëve: çdo ditë mund të klikosh në lidhjet për Murinjon dhe Guardiolën, për t’u përditësuar në kohë reale me lajmet më të fundit, për dy armiqtë e dashur.
Politikisht korrektë
Deri tani, të dy kanë ndjekur linjën e korrektësisë politike: asnjë fjalë jashtë vendi mes tyre. Në fund të fundit, kanë patur gjëra të tjera për t’u marrë. Murinjo ka lënë mënjanë një grup futbollistësh të blerë nga Luiz Van Gal, me dy viktima që spikasin: Bastian Shvajnshtaiger dhe Mate Darmian. Guardiola detyroi Hartin që të emigrojë në Itali, dhe ka lënë mënjanë një peshë të rëndë si Jaja Ture. Në këto orë, kanë ndonjë problem formacioni.
Murinjo është i tunduar nga ideja për të futur Rashfordin që në fillim. Ky i fundit sapo ka shënuar një tripletë për kombëtaren U21. Portugezi ka edhe dy pikëpyetje të tjera: gjendjen shëndetësore jo shumë të mirë të Mkitarianit dhe problemet e ndryshimit të orareve të gjumit të Valencias, i cili vetëm dje është rikthyer nga ndeshjet me Ekuadorin.
Guardiola duhet të zëvendësojë Agueron, i skualifikuar për tre ndeshje pas goditjes me bërryl të Reidit në ndeshjen me Uest Hemin. Nigeriani Iheana është i favorizuari i madh, por pepi mund të befasojë të gjithë, duke futur nga fillimi gjermanin Leroy Sane. I sigurtë debutimi i kilenit Klaudio Bravo, për të cilin u paguan 19.9 milionë euro, që e bënë portierin e gjashtë më të kushtueshëm të historisë.
Arbitri
Sfida do të drejtohet nga arbitri më i mirë anglez për momentin, Mark Clatenburg, i cili drejtoi edhe finalen e Europianit. Clattenburgu nuk sheh në fytyrë askënd. Nuk është më i miri absolut nga pikëpamja teknike, por di të drejtojë më së miri ndeshjet e nxehta. Mou-Pep është një patate e nxehtë, por në Angli, askush si ai nuk mund të zbusë duelistët. /GdS – www.bota.al