Analiza

Urdhëri i Al Jazeeras: Minimizoni sulmin

Emaili i njërit prej krerëve të televizionit për gazetarët: “Pyesni nëse slogani ‘Unë jam Charlie’ është armiqësues”. “Të mbrosh lirinë e fjalës përballë shtypjes është një gjë, të këmbëngulësh për të drejtën për të qenë antipatikë dhe ofendues vetëm sepse mundesh është fëmijërore”

internet - manila alfano -Minimizoni ngjarjen për të shpëtuar imazhin e Islamit. Sulmi ndaj zyrave të Charlie Hebdo i parë nga Al Jazeera duket ka patur një shije më pak të hidhur, më pak solidare me të përjavshmen franceze, në krahasim me atë që po bëjnë mediat perëndimore.
Një shkëmbim emailesh të brendshëm, mes krerëve të televizionit satelitor në pronësi të Katarit, zbulon në fakt se si duhet të “lexohet” atentati: pra, jo si një sulm kundër vlerave perëndimore.
Publikuar në internet nga National Review, emaili sheh si protagonist përgjegjësin anglez të kanalit arab, Salah-Aldeen Khadr, i cili duket se përpiqet të zbehë atë që ka ndodhur në Charlie Hebdo, duke u kërkuar gazetarëve, operatorëve dhe reporterëve që të largohen prej valës së solidaritetit që mediat perëndimore po i shprehin të përjavshmes. Një afërsi që shprehet përmes sloganit “Je suis Charlie”, që producenti Khadr nuk e ndan aspak. E ka shkruajtur privatisht, duke porositur për linjën editoriale për mbulimin e ngjarjeve në Francë, prej ku del se Al Jazeera nuk duhet t’i konsiderojë gazetari fyerjet, pra e ka fjalën për karikaturat e “Charb”. Jo vetëm që përgjegjësi i edicionit anglez kritikon sloganin “Je suis Charlie”, duke pyetur nëse ky është “armiqësues”. Më tej, vijon lista e “sugjerimeve” për vartësit, që të pyesin nëse masakra e të mërkurës ka qenë “vërtetë” një sulm ndaj lirisë së shprehjes, duke diskutuar nëse transmetimeve globalë me sloganë “Unë jam Charlie”, mos vallë i duhet përgjigjur me “Ne jemi Al Jazeera”.
“Të mbrosh lirinë e fjalës përballë shtypjes është një gjë, të këmbëngulësh për të drejtën për të qenë antipatikë dhe ofendues vetëm sepse mundesh është fëmijërore”, shkruan Khadr. Disa gazetarë të televizionit, mbi të gjitha ata amerikanë nuk e kanë pritur mirë. Korrespondenti nga SHBA, Tom Ackerman i dërgon si replikë një link të New York Times, duke i përmendur nevojën për të shfaqur solidaritet me Charlie Hebdo “sepse vrasësve nuk u duhet lejuar as edhe për një moment të mendojnë se strategjia e tyre mund të ketë sukses”.
“Ajo që bëri Charlie nuk ishte aspak një liri e fjalës ishte një abuzim me lirinë e fjalës, sipas mendimit tim, kthejuni dhe shikojini dhe një herë karikaturat”, shkruan Mohamed Vall, korrespondent nga bota arabe, që shton: “I dënoj këto vrasje mizore, por nuk jam Charlie”. Një ish i Al Jazeera arabe, përpara se të kthehej në 2006-ën në Al Jazeera në anglisht shton: “Nëse fyeni një miliardë e gjysmë persona është e mundur që një apo dy prej tyre do ju vrasin”. Të rikthehen në mendje presionet për kronikat që duheshin transmetuar e që u denoncuan nga 22 gazetarë dhe teknikë egjiptianë, për revoltat në Kairo, me akuzën e një prej prezantuesve që më pas u dëbua sepse bëri publike qasjen e kanalit. Një agjendë e bazuar në interesat gjeopolitikë të Dohas, thoshte Karem Mahmoud. Sot duket se është nëj tjetër argument në favor të kritikës. Akuzuar për një mbulim mediatik në favor të Vëllezërve Myslimanë gjatë Pranverave Arabe, një prej drejtuesve të televizionit sot pyet nëse sulmi ndaj një reviste ka qenë vërtetë kaq i rëndë sa për t’u distancuar. Një njollë që shqetëson, edhe përballë akuzave të tjera, ato të Arabisë Saudite që qorton Katarin se “mbështet militantët e frontit al Nusra në Siri, që janë përfaqësuesit e al Kaedas në atë vend”.
Tek rrëfenin pranverat arabe për botën, kronikat e al Jazeeras kanë shërbyer për rënien e regjimeve që i shkaktonin bezdi ambicieve të Katarit për të qenë një fuqi gjysmë-hegjemone, bazuar mbi paratë dhe vargjet e Kur’anit. Nëse nuk do të përgënjeshtrohen, mbetet fraktura mes gazetarëve që veprojnë në botën arabe dhe atyre perëndimorë, që nisën pas polemikave mbi “cekuilibrimin” e televizionit dhe linjës së ndjekur nga Katari, të cilit nuk i pëlqen liria e kritikës, për të cilën vdiqën kolegët e Charlie Hebdo. /NR/
e.gj./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button