Thenie

Urtësia e mrekullueshme e Epikurit

Screen Shot 2015-10-02 at 22.20.32

Mos prish atë që ke, duke dëshiruar atë që nuk ke; mos harro se, ato gjëra që tani i ke, dikur kanë qenë mes gjërave që vetëm i ke shpresuar

Eshtë e mundur të ofrosh siguri ndaj të këqiave të tjera, por kur vjen fjala tek vdekja, ne njerëzit jetojmë në një qytet pa mure

Kurrë nuk kam dëshiruar të kënaq turmën. Atë që kënaqte turmat, nuk e mësoja; dhe ato që unë dija, ata, turmat, as nuk mundeshin t’i kuptonin

Nga të gjithë gjërat që mencuria ofron për të na bërë tërësisht të lumtur, më e madhja është zotërimi i miqësisë

Asgjë nuk mjafton, për njeriun për të cilin e mjaftueshmja është shumë pak

Nëse Zoti do të dëgjonte lutjet e të gjithë njerëzve, të gjithë njerëzit do të ishin shfarosur shpejt: sepse njerëzit, gjithë kohës luten për të këqia kundër tjetrit

Arti i të jetuarit mirë dhe arti i të vdekurit mirë janë një

Eshtë marrëzi për një njeri që t’u lutet perëndive, për gjëra që e ka fuqinë t’i sigurojë vetë

Vdekja nuk na shqetëson, sepse sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më

Eshtë e pamundur të jetosh një jetë të kënaqshme, pa jetuar mencurisht, mirë dhe drejt. Dhe është e pamundur të jetosh mencurisht, mirë dhe drejt, pa jetuar një jetë të kënaqshme

Një jetë e mirë nuk mund të zotërojë shumë gjëra, sepse këto nuk i arrin kollaj pa iu servilosur turmave, ose monarkëve

Koha më e mirë kur të tërhiqeni në vetvete, është atëherë kur ju detyrojnë të bëheni pjesë e një turme

Nëse dëshiron ta bësh një njeri të lumtur, mos i shto pasurinë, por pakësoji dëshirat

Nuk është aq shumë ndihma e shokëve që na ndihmon, se sa besimi që ata do të ndihmojnë

Leave a Reply

Back to top button