Thenie

Urtësia e një gjeniu. Këto janë thëniet më frymëzuese nga Albert Einstein

“Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën”.

“Mos u përpiq të bëhesh njeriu i suksesit, por përpiqu të bëhesh njeriu i vlerave”.

“Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë kanë hasur në kundërshtime të dhunshme nga mendjet mediokre”.

“Jo çdo gjë që mund të llogaritet ka vlerë, dhe jo çdo gjë që ka vlerë mund të llogaritet”.

“Çdokush është një gjeni, por nëse e gjykon një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta jetojë gjithë jetën e tij duke menduar se është budalla”.

“Gjithë fetë, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës peme”.

“Mundësitë qëndrojnë në mes të vështirësive”.

“Edukata është ajo që mbetet, pasi dikush ka harruar gjithçka që ka mësuar në shkollë”.

“Qenia njerëzore është pjesë e diçkaje më të madhe që ne e quajmë Univers”.

“Jeta është si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur ekuilibrin duhet të vazhdosh të ecësh”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button