Thenie

URTESIA E TE MEDHENJVE / I mrekullueshi Ernest Heminguei

Screen Shot 2015-09-05 at 9.18.17 AM

  • Bota thyen këdo, dhe pastaj, disa janë më të fortë në vendet ku janë thyer
  • Mënyra më e mirë për të ditur nëse duhet t’i besosh dikujt, është që ta besosh atë
  • Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë duke dëgjuar me vëmendje. Disa njerëz nuk dëgjojnë asnjëherë
  • Jeta e cdo njeriu merr fund. Janë vetëm detajet se si jetoi dhe se si vdiq, që dallojnë një njeri nga një tjetër
  • Nuk ka asgjë fisnike në të qënurit superior ndaj të tjerëve. Fisnikëria e vërtetë qëndron në të qënurit superior ndaj vetes tënde të mëhershme
  • Një njeriu inteligjent, ndonjëherë i duhet të jetë i dehur, për të kaluar kohë me budallenjtë
  • Kur ke një luftë, vetëm një gjë mund të bësh: duhet ta fitosh. Sepse humbja sjell gjëra më të këqia, se sa cdo gjë që mund të ndodhë gjatë luftës
  • Kur je esëll, bëj gjithmonë atë që ke thënë që do të bësh kur ishe i dehur. Kjo do të të mësojë që ta mbash gojën mbyllur
  • E vetmja gjë që mund ta prishnin ditën ishin njerëzit. Njerëzit ishin gjithmonë kufizuesit e lumturisë, përvec disa pak prej tyre, që ishin po aq të mirë, sa edhe vetë pranvera
  • Të gjithë gjërat me të vërtetë të liga, nisin nga pafajësia
  • Nuk ka burrë më të vetmuar në vdekje – përvec vetëvrasjes – se sa ai burrë që ka jetuar për shumë vite me një grua të mirë, dhe më pas ka jetuar edhe pas vdekjes së saj. Nëse dy njerëz e duan njëri-tjetrin, nuk mund të ketë një fund të lumtur
  • Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm për atë që po shkruan, ai mund të fshijë gjëra që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu, vjen prej faktit që vetëm një e nënta e tij është mbi ujë
  • Të jesh baba i suksesshëm… ka vetëm një rregull absolut: kur ke një fëmijë, mos e shih për dy vitet e parë
  • E dashuroj gjumin. E dini, jeta ime ka prirjen që të shkatërrohet kur zgjohem?
  • Por burri nuk është bërë për t’u mposhtur. Një burrë mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet.
  • Burracakëria… është thjeshtë një mungesë aftësie për të pezulluar funksionimin e imagjinatës
  • Kur shkruan një roman, shkrimtari duhet të krijojë njerëz të gjallë; njerëz, jo personazhe. Një personazh është një karikaturë
  • Asnjë armë nuk ka zgjidhur ndonjëherë ndonjë problem moral. Ajo ka imponuar një zgjidhje, por nuk mund të garantojë që është e drejta
  • Kur kam një ide, unë e ul fare flakën sa më shumë që të mundem, sikur të ishte një sobë me alkool. Pastaj ajo shpërthen, dhe kjo është ideja ime
  • Dekadenca është një fjalë e vështirë për ta përdorur, duke qenë se është shndërruar në një term abuzimi, i përdorur nga kritikët për gjithë gjërat që ata ende nuk i kuptojnë, apo që duket se ndryshojnë prej koncepteve të tyre moralë
  • Teksa plakesh, është më e vështirë të kesh heronj, por është e nevojshme
  • Madamë, të gjithë historitë që zgjasin aq sa duhet, përfundojnë me vdekje, dhe nuk është aspak rrëfimtar i mirë, ai që ta mban të fshehtë këtë gjë
  • E gjithë letërsia moderne amerikane buron nga një libër i Mark Tueinit, që quhet “Hakëlberri Fin”
  • Nuk ka mik më besnik se sa një libër.

Leave a Reply

Back to top button