Bota

Ushtrisë amerikane i duhet të “rimësojë” taktikat e Luftës së Ftohtë

Pas më shumë se një dekade të kaluar duke luftuar kryengritësit islamikë në Irak dhe Afganistan, ushtria amerikane po përpiqet të mësojë aftësitë e epokës së Luftës së Ftohtë, për të përballuar kërcënimet potenciale nga Rusia në Evropën Lindore. Rregullimet janë të gjithanshme. Qindra tanke betejash të shkretëtirës dhe automjete të blinduara luftarake duhet të rilyhen në ngjyrë të gjelbër të errët për t’u përzier në terrenin evropian.

Ushtarët që janë mësuar në baza të mëdha dhe të sigurta duhet të mësojnë të përdorin rrjetëzimin e maskuar për të fshehur pozicionet e tyre dhe për të hyrë në grupe më të vogla, për të shmangur dronët e sofistikuar të mbikqyrjes. “Ne duhet të kuptojmë se si të përshtatemi me këtë mjedis të ri”, deklaroi koloneli Clair A. Gill, i cili komandon Brigadën e 10-të të Aviacionit Luftarak, e cila fluturon helikopterë Apache, Black Haëk dhe Chinook. Këta parashutistë në fotografi, që i përkasin Brigadës Ajrore 173 kryejnë hedhje në natën, si pjesë e një stërvitje ushtarake të muajit të kaluar që përfshinte 25,000 forca amerikane dhe aleate të përhapura në të gjithë Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Qendrat e trajnimit të Ushtrisë tani po përfshijnë më shumë skenarë me forcat ruse, por ata janë të kujdesshëm për t’u dhënë forcave kundërshtare emra të rremë për të shmangur fërkimet diplomatike midis Uashingtonit dhe Moskës. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button