Eve Jobs, vajza e Steve Jobs, është vetëm 23 vjeçe dhe nuk i ngjan fare të atit të saj. Ajo vërtet mund tëjetë trashëgimtarja e një ndër kompanive më të pasura në botë, por gjithsesi nuk i është përkushtuar teknologjisë në jetën e saj. Eve është një student e re në Stanford, por edhe një modele e suksesshme e njëfushate të re të Glossier. Pra, suksesi i saj nuk i takon aspak pasurisë së të atit.
Suksesi i saj më i madh ka qenë ai përpara pandemisë, në vitin 2019 në “Lojërat amerikane” në Limë tëPerusë, ku ndihmoi skuadrën amerikane të fitonte një medalje bronzi në garat e kalërimit. “Për mua ështënjë arritje e madhe ajo e Limës. Kam shpresë se do të avancoj me progresin tim në skuadrën amerikane. Sigurisht, nëse do të merrja pjesë në “Lojërat Olimpike”, apo ato botërore të kalërimit, do të ishte njëëndërr për mua”, është shprehur ajo. Ndërkohë që Eve Jobs është edhe një student e shkëlqyer, pasi ka siguruar një bursë studimi në një nga shkollat më të vështira, në “Universitetin e Stanfordit”. Nga ana tjetër, është edhe një modele e njohur dhe e suksesshme, pas pjesëmarrjes në fushatën e Glossier.
Duket sikur jeta e Eve Jobs është si nata me ditën, krahasuar me atë të të atit të saj. Steve Jobs u përjashtua nga universiteti që pas semestrit të parë, ndërkohë që e bija e tij është studente ekselente nëuniversitet. Jo më kot, Steve kishte besim të madh tek e bija e tij, besim që e ka shprehur edhe në librin e tij autobuografik. Aq i madh ishte besimi i tij tek e bija, saqë është shprehur se ajo një ditë mund ta drejtonte kompaninë “Apple”, por mundet edhe të zgjidhej presidente e SHBA.
Është fantastike të shohësh se sa mirë po ia del Eve Jobs në jetë, edhe pse nuk e ka pranë të atin e saj për ta ndihmuar. Nuk e kemi idenë se çfarë mund të thoshte në ditët e sotme Steve për të bijën e tij, ama me siguri do të ishte tepër krenar për të.