Shendeti

Vaksina kundër tumoreve, që aktivizon super-reagimin imunitar

Eshtë e formuar nga një kapsulë me molekula dhjami që përmban brenda një ARN të vogël, mbi të cilën janë shkruajtur “udhëzimet gjenetie” për të aktivizuar qelizat e sistemit imunitar, në mënyrë të shënjestruar kundër tumorit. Molekula e ARN është e ndërshkëmbyeshme sipas llojit të kancerit që duhet luftuar. E injektuar me injeksion intravenoz, kapsula mbërrin në shpretkë, në linfonodula dhe palcë, atje ku “gëlltitet” prej qelizave dendritike (që janë pjesë e sistemit imunitar)

Screen Shot 2016-06-02 at 09.09.39

Një vaksinë kundër të gjithë tumoreve, ose më saktë që nxit një reagim shumë të fuqishëm të sistemit imunitar. E kanë ideuar disa shkencëtarë të Universitetit Johannes Gutenberg në Mainz, në Gjermani, dhe studimi është botuar në rvistën Nature. Vaksina është testuar me sukses mbi kafshët (minj të prekur nga lloje të ndryshme kanceri) si dhe mbi tre pacientë me melanomë në gjendje të avanvuar: që me doza të vogla, është demonstruar në gjendje të aktivizojë një përgjigje imunitare efikase kundër tumorit. Po nga se përbëhet? Eshtë e formuar nga një kapsulë me molekula dhjami që përmban brenda një ARN të vogël, mbi të cilën janë shkruajtur “udhëzimet gjenetie” për të aktivizuar qelizat e sistemit imunitar, në mënyrë të shënjestruar kundër tumorit. Molekula e ARN është e ndërshkëmbyeshme sipas llojit të kancerit që duhet luftuar. E injektuar me injeksion intravenoz, kapsula mbërrin në shpretkë, në linfonodula dhe palcë, atje ku “gëlltitet” prej qelizave dendritike (që janë pjesë e sistemit imunitar).

“Tumoret pushuan së rrituri”

Pasi hyn brenda tyre, kapsula lëshon udhëzimet gjenetike – ARN – për të aktivizuar një reagim kundër tumorit. Qelizat dendritike përkthejnë këtu ARN-në në një proteinë – “antigjeni tumoral” – që më pas aktivizon reagimin imunitar. Për arsye “zemra” e saj (ARN) mund të modifikohet sipas dëshirës, dhe sipas tumorit që duhet luftuar, shpjegojnë autorët, kjo vaksinë ka potencialin të paktën në teori, që të rezultojë universalisht efikase kundër kancerit. “Për momentin – shpjegon Ugur Sahin, studiues që kreu kërkimet – kemi ende një provë klinike të kufizuar, duke qenë se vaksinën e kemi testuar vetëm mbi tre pacientë. Megjithatë, këta kanë mbetur stabël, që do të thotë se tumoret e tyre pushuan së rrituri pas vaksinimit, si dhe për të gjithë periudhën e vëzhgimit. Në vitin 2017 – paralajmëron Sahin – do të testojmë vaksinën mbi pacientë të tjerë me lloje të ndryshme tumoresh”.

Sekreti? Ndodhet në pikëzat e dhjamit

“Risia e madhe e kësaj pune qëndron në faktin që këto lipozoma (mbështjellëset e dhjamit që mbajnë brenda vaksinën) janë shumë efikase në nxitjen e një reagimi të fortë imunitar, qoftë sepse aktivizojnë interferonin, qoftë sepse pothuaj të gjitha mbërrijnë në shpretkë, e cila është qendra nevralgjike e reagimeve imune – thotë Enrico Proietti, drejtori i Repartit të aplikimeve klinike të terapive biologjike në Institutin e Lartë të Shëndetësisë. Por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse të dhënat klinike për momentin janë ende shumë paraprake”. Pra, sekreti i kësaj vaksine qëndron në kapsulën ep ikëzave të dhjamit të cilat e mbartin. Kapsula, në fakt mbërrin në mënyrë spontane në rajonet imunitare të trupti të pacientit, dhe pasi mbërrin në destinacion, gëlltitet prej qelizave dendritike që më pas lexojnë udhëzimet e saj dhe i përkthejnë në një “antigjen tumoral specifik”, i cili i prienton mbrojtjet imunitare në mënyrë të shënjestruar kundër tumorit.

Rruga e imunoterapisë

“Eshtë ende herët që të mund të flasim për një ‘vaksinë universale’, edhe pse bëhet fjalë për një kërkim inovativ, rezultatet e të cilit, ndonëse interesantë, janë ende paraprakë – komenton Paolo Ascierto, drejtor i Njësisë së Imunoterapisë Onkologjike dhe Terapive Inovative në Institutin Kombëtar të Tumoreve “Pascale”, në Napoli. Ka ndodhur disa herë që një vaksinë efikase tek minjtë, më pas nuk ka rezultuar e tillë tek njerëzit, ndonëse në këtë rast është testuar edhe mbi tre pacientë me melanomë. Eshtë herët për të folur për një vaksinë të shënjestruarpër të riaktivizuar sistemin imunitar për të luftuar dhe mposhtur qelizat kancerogjene, por duhet thënë se armë të tjera të imunoterapisë janë tashmë të pranishme dhe të disponueshme, me efekte konkrete dhe të rëndësishme në trajtimin e pacientëve.

Në të ardhmen, nëse do të mbërrihet në një vaksinë terapeutike kundër kancerit, kjo mund të prdoret në krah të armëve të fuqishme të imunoterapisë që po i përdorim tashmë (të cilat aktivizojnë sistemin imunitar kundër qelizave kancerogjene, për të mposhtur dhe shkatërruar), për të pasur një reagim edhe më të madh sa i përket efikasitetit. Sot, në fakt – shpjegon Ascierto – kemi molekula në gjendje që të eleminojnë frenat penguese që tumori përdor për të ngadalësuar reagimin e sistemit imunitar kundër qelizave kancerogjene”. Molekula të tilla “po demonstrohen shumë efikase në lloje të ndryshme tumoresh, nga melanoma tek polmonet, dhe ilace të ndryshëm imunoterapikë për forma të tjera kanceri – konkludon eksperti – janë duke u miratuar tashmë nga ana e Food and Drug Administration, enti amerikan i kontrollit të ilaceve”. /Corriere della Sera – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button