Histori

Vdekja e Dag Hammarskjöldit, aksident apo atentat? Misteret e ikjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Screen Shot 2016-03-21 at 07.17.16

Në 17 shtator 1961, një avion u rrëzua në atë që tani është Zambia në Afrikë, duke shkaktuar vdekjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Dag Hammarskjöld. Zyrtarisht, përplasja qe një aksident i tmerrshëm. Jozyrtarisht, u shndërrua në një nga misteret më jetëgjata të Luftës së Ftohtë. Prej shumë kohësh është thënë se vioni u rrëzua nga fuqitë, që kundërshtonin përpjekjet agresive të paqeruajtësve të Hammarskjöld në Kongo.

Një mori pyetjesh ende pa përgjigje, rrethojnë atë aksident. U deshën 15 orë për të gjetur mbeturinat e avionit, ndonëse ai u rrëzua vetëm pak milje larg nga aeroporti, dhe zyrtarët e Rodezisë së dikurshme (sot Zambia) u akuzuan më pas se kishin vonuar kërkimet. Truproja i Hammarskjöld, i cili mbijetoi përkohësisht aksidentit, deklaroi se kishte patur një lloj shpërthimi në avion.

Dëshmitarët okularë raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim që ndriçoi qiellin e errët, ndërsa ca të tjerë pretenduan madje se kishin parë një avion të dytë, që rrëzoi avionin e shefit të OKB-së. Hammarskjold kishte bërë armiq SHBA-në, Britanisë, Belgjikën, dhe Bashkimin Sovjetik, të cilët nuk e pëlqyen mbështetjen e tij për qeverinë kongoleze.

Megjithatë, popullariteti i Hammarskjöld me shtetet më të vogla të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nënkuptonte se rizgjedhja e tij si Sekretar i Përgjithshëm ishte e garantuar. Në vitin 2011, botimi i librit “Kush e vrau Hammarskjöld?”, rinxiti teoritë e konspiracionit.

Libri përfshirë dëshmitë e komandantit Çarls Sautholl, i cili pretendonte se kishte interceptuar në radar një bisedë nga një avion i dytë. Ai dëgjoi një pilot të panjohur të thoshte:”Unë e godita atë. Ka flakë. Ai po shkon poshtë. Po rrëzohet”. OKB-ja është ende duke hetuar mbi rrethanat e vdekjes së Hammarskjöld. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button