Horizonti.al

Vdekja e një shkencëtareje: një akt dashurie, apo një vrasje?

Mary E. White, Mary E. White, Mary E. White e thërrisnin, por nuk ishte ky rasti. Pavarsisht se e përsërisnin Mary E. White e kishte të pamundur të kujtonte. Ajo nuk kujtonte as emrin e atij që e vizitonte, pikërisht ajo që për dekada kujtonte gjëra që kishte studiuar apo hipoteza që formulonte. Në vitet e fundit truri i saj filloi ta tradhtojë dhe jeta iu kthye në një makth, harronte ato që ndodhnin në pak minuta. Shkencëtare e mirënjohur, White vendosi të transferohej në moshën 80 vjeçare në një banesë të ndërtuar në mes të pyllit tropikal australian. Ishte aty ku kërkonte të përfundonte disa projekte për pasvdekjes; një autobiografi dhe disa libra të tjerë, por demenca ia ndali hovin. Ia shuajti trurin dhe ajo nuk u bë më kurrë ajo që kishte qenë. E transferuan menjëherë në një shtëpi kurimi, në afërsi të familjes së saj në Bundanoon, një zonë rurale. Ishin vite ankthi ku të gjithë mund të preknin kthjelltësinë e saj që shuhej deri sa mbërriti në asgjë, derisa e bardha mbushi mendjen e saj. E bija, që të gjithë e shihnin së bashku me zonjën plakë, përkujdesej, e çonte në sallone bukurie për t’i prerë flokët dhe për ta kuruar. White-it demenca i kishte vjedhur shprehjet, por vajza, të cilën ajo nuk e njihte, kërkonte që të paktën të dukej e rregullt.

Në fillimet e gushtit, në datën 5 një punonjës i pensionit ku ajo jetonte e gjeti të vdekur, ishte darkë dhe Mary ishte 92 vjeç. Tri ditë më vonë hetuesit shokuan vendin me një lajm; akuzuan vajzën e saj, Barbara Eckersley (66 vjeç) për vrasje. E arrestuan dhe askush ende nuk e besonte. Çfarë mund ta kishte shtyrë të kryente një akt të tillë? Mëshira thanë në një version më të gjerë për qytetin australian dhe për të gjithë Australinë. “Ishte një akt mëshire, pa dashakeqësi”, – u shpreh një mike e saj, Jenny Goldie për gazetën “The Neëw York Times”. Debati për eutanazinë dhe vdekjen e asistuar është prej kohësh në debatet parlamentare të vendit. Në disa vende lejohet si në Viktoria, por në New South Wales ku gjendet  Bundanoon me 2700 banorë nuk ndodhin shumë gjëra.  Nuk ka dhunë, të gjithë njihen, kudo mbizotëron paqja. Lajmi i krimit të një 92 vjeçare nuk mund të besohej. Rasti i  White është rasti i miliona australianëve në të gjithë vendin që shohin sesi gjyshërit dhe prindërit i kalojnë vitet e fundit në gjendje shumë të keqe. Shpesh herë kërkojnë ata vetë t’i japin fund jetës.

Autoritetet filluan të dyshojnë për Eckersley-n kur mësuan se familja e White ishte konsultuar për eutanazinë. Natën e 5 gushtit gruaja kishte hyrë në dhomën e shkencëtares dhe i administroi një kombinim medikamentesh vdekjeprurëse. Vdiq brenda pak minutave. Goldie, mikja e White për 30 vite shihte shprehjen e dëshpëruar të Eckersley  për nënën e vet. Javën para vdekjes së shkencëtares gruaja nuk buzëqeshte, nuk kishte të qeshura në shtëpi. Është e vështirë të kesh këto shprehje çdo ditë. Eckersley u lirua brenda pak ditësh. As ajo dhe as familja e saj nuk kanë nxjerrë ndonjë deklaratë mbi ngjarjen. Tani presin drejtësinë që të kuptojë rastin dhe të dijë që ishte një akt dashurie dhe jo një vrasje e thjeshtë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button